Çfarë është që të jesh i huaj në Bullgari? Me çfarë sfidash përballen të huajt me qëndrim të përhershëm në vendin tonë, çfarë u mungon nga kultura e tyre amtare dhe si i përshtaten realitetit bullgar? Gjatë vitit të paparashikueshëm 2020 që po ik, reporterët e Radio Bullgarisë ju takuan me personalitete interesante nga kënde të ndryshme të botës, të cilët zgjodhën të jetojnë, të punojnë ose të mësojnë në vendin tonë.
Në vitin kur bota u trondit nga pandemia Covid-19, Bullgaria mbeti destinacion tërheqës për të rinjtë që duan të fitojnë dituri në universitetet tona. Dhe të gjithë ata e ndajnë dashurinë e tyre për Bullgarinë.
Pengesa kryesore të cilën të gjithë ata hasin me të ardhur këtu është barriera gjuhësore. Ky ishte një problem përpara të cilin qëndronte edhe Serxhio Olivejra nga Angola. Ai mëson në Shkollën e Lartë Ushtarako Detare në qytetin bregdetar Varna dhe është në Bullgari që prej tre vitesh. Vitin e parë e kaloi duke u mësuar gjuhën bullgare. Serxhio e pëlqen Bullgarinë, por pranon se këtu klima është ... e ftohtë për njerëzit nga Afrika. Ndryshe është i kënaqur ngauniversiteti ku mëson. Jeton në një konvikt me bashkatdhetarë të tjerë të tij dhe gjatë bllokimit mëson në distancë. Thekson se e vjetmja gjë të cilën i mungon në Bullgari është familja. Më shumë lexoni KËTU.
Prekja e saj e parë me dëborën – ishte përjetimi më i fortë i Rita Sançesit në vendin tonë.
Ajo është nga Filipinet dhe erdhi këtu para dy vitesh bashkë me burrin. Jeton në qytetin danubian Kozlloduj (Bullgari Veriperëndimore) dhe ndryshoi emrin e saj në Filipina Jordanova, sepse është e vetmja filipinase në qytet. Ajo krijon një vlog të vet në të cilin ndan plasjen kulturore që ka në vendin tonë. Pa u ndërprerë krahason kulturën e vet aziatike me zakonet bullgare dhe bën konkluzionin se jemi më të lirë dhe më të pavarur sesa bashkatdhetarët e saj. Por asaj nuk i pëlqen se bullgarët janë pesimist dhe vetëm ankohen. Sidoqoftë, e pëlqen kuzhinën bullgare. Ajo ka zotëruar në përsosmëri hollësitë e gjellëve tipike bullgare, të tilla si byrek, lutenica, qofte dhe kos. Ju ofrojmë të lexoni intervistën me Rita Sançesit KËTU.
Gjatë vitit që po përfundon Radio Bullgaria ju prezantoi një holandez jo standard. 28 vjeçari Leon de Leeuw është i dashuruar me vendin tonë. Ai erdhi këtu para 6 vitesh.
Sot ai punon në Sofje dhe flet një gjuhë të mrekullueshme bullgare. Çdo çast i lirë e shfrytëzon për të udhëtuar vet në Bullgari. Kanali i tij në YouTube në të cilin tregon për jetën e tij tek ne ka sukses të madh. Atij i pëlqejnë vendet e braktisura në malet tona, mëhallët e vjetra e shpërndara aty-këtu mes çukave, fshatrat e shpopulluara. Në ato vende Leoni zbulon një bukuri melankolike. Dhe rrëfen se në Bullgari provon ndjenjë jo tokësore. Më shumë ju ofrojmë të lexoni në materialin për vloggerin holandez Leon de Leeuw.
Vallë, a është e lehtë të braktisësh jetën tënde të mëparshme për të ndjekur ëndrrat e tua në Bullgari? Nuk rezulton! Por ia vlen, mendon kiliani Daniel Montiglio.
Ai jeton në qytetin bregdetar Varna që prej 15 vitesh bashkë me familjen, mësoi bullgarishten dhe ndihmon “vëllezërit e tij në fat” përmes platformës që krijoi. Mendon se pengesat kryesore para të huajve në vendin tonë janë burokracia dhe standardi i dyfishtë. Edhe Danieli nuk mund të kuptojë pse bullgarët janë të pakënaqur nga vendi i tyre. Për të Bullgaria është një vend në të cilin mund të shijosh një jetë të qetë familjare, të punosh atë të cilën e pëlqen dhe të jesh në harmoni me veten dhe me të tjerët. Ju ofrojmë të lexoni intervistën me kilianin Daniel Montiglio KËTU.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalPak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..