Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia zbuloi të metat e sistemit dhe deficitet në kulturën tonë shëndetësore

Foto: BGNES

Tashmë mbi 1 250 000 veta janë viktimat e koronavirusit në të gjithë botën. Situata i ngjan një lufte të heshtur me një armik të padukshëm që merr jetën e shumë njerëzve çdo ditë dhe beteja me të është në fushën e shkencës dhe mjekësisë. Në dallim të vendeve më të pasura, që po e kalojnë krizën më lehtë, shoqëria bullgare u gjend në një situatë më të ndërlikuar, ku problemet zgjidhen më vështirë. Qeveria ende e trajton krizën si një problem shëndetësor dhe jo si një krizë humanitare, ekonomike dhe madje si një krizë e vlerave. Në të njëjtën kohë bullgarët po luftojnë me të - secili sipas kuptimeve dhe aftësive të veta. Ka bile njerëz të cilët ende e mohojnë ekzistencën e virusit.

Çfarë ndryshimesh po vëzhgohen në shoqërinë tonë gjatë 10 muajve të fundit? Përgjigje të kësaj pyetjeje na jep antropologu social Harallan Aleksandrov:

“Kriza aspak nuk ka përfunduar. Që sot e tutje duhet të përballemi me humbjet ekonomike, humbjet e njerëzve, për fat të keq jo të gjithë janë në gjendje ta luftojnë këtë sëmundje. Në vend të parë duhet të analizojmë situatën e sistemit tonë shëndetësor, tërë shoqërinë tonë dhe aftësinë e saj për t’u kujdesur për njerëzit më të rrezikuar, gjë që në kohërat e qeta ne nuk e shihnim. Ka njerëz, të cilët nuk disponojnë miq dhe kontakte të mjaftueshme dhe janë krejtësisht të varur nga shërbimet publike. Dhe në qoftë se ato nuk janë të nivelit të duhur, këta njerëz bëhen viktima të sistemit. Këto janë çështje të vështira, të cilat u përkasin jo vetëm qeveritarëve dhe institucioneve publike, por tërë shoqërisë. Mund të nxjerrim shumë mësime dhe të bëjmë shumë ndryshime. Çështja është nëse do ta kemi vullnetin për ta bërë këtë. Ndoshta tani jemi në periudhën më të rëndë, por shpresoj se vaksinat dhe mbyllja e pjesshme do të sjellin ndryshim. Mirëpo, rreziku mbetet dhe ai është lidhur me mundësinë tonë për t’u qetësuar. Ne duhet të mund të vendosim se kjo është mbaruar, si një gjumë i keq, dhe se mund të kthehemi tek mënyra jonë e mëparshme e jetesës – e lehtë dhe e papërgjegjshme.”

Analizatorët socialë e shqyrtojnë edhe kulturën e bullgarit në kohë sprovash dhe shqetësimesh. “Gjithmonë e kemi ditur se bullgari është i papërgjegjshëm ndaj shëndetit të vet. Ata po vazhdojnë të jenë besëtytnorë dhe t’u besojnë fallxhorëve, fatthënësve etj.” – thotë Harallan Aleksandrov. 

"Kohët e fundit, praktikat e jetesës së shëndetshme janë shumë moderne, hotelet spa janë plot, por kjo është më shumë për argëtim sesa për shkak të qëndrimit të përgjegjshëm ndaj shëndetit. Ende ekziston një injorancë e habitshme në mesin e një pjese të konsiderueshme të shtresave të ulëta të popullsisë për shëndetin. Ata shumë shpesh refuzojnë të informohen për sëmundjet e tyre, duke besuar se nëse unë nuk di për sëmundjen, atëherë ajo nuk di për mua. E gjithë kjo çon në gjendje të dobët shëndetësore të popullatës, ajo është mjaftë e sëmurë dhe e moshuar. Prandaj në rast goditjeje të fortë kundër sistemit shëndetësor dhe kaosit të pasuar vëzhgohet një vdekshmëri e lartë, gjë që aktualisht po ndodh te ne. Pandemia zbuloi të metat në sistem dhe deficitet e kulturës sonë shëndetësore. Kjo është ana e trishtuar e problemit, e mira është seshoqëria bullgare arriti të mobilizojë të gjitha resurset, kryesisht rrjetet joformale.Çdonjëri, i cili ka nevojë, fillon të telefonojë dhe të kërkojë ndihmë nga miqtë e të afërmit. Ky rrjet te ne funksionon shumë mirë dhe ai arrit të zgjidhë në një shkallë të madhe problemin lidhur me organizimin e keq. Kjo që duhet analizuar në rastin konkret është se pse njerëzit u besojnë më shumë kontakteve personale sesa institucioneve publike.

Së shpejti fillon vaksinimi në masë dhe ai do të ketë kuptim vetëm në qoftë se një numër i mjaftueshëm njerëzish zgjedhin të vaksinohen. Këto janë marrëdhënie kolektive dhe jo çdonjëri të jetë përgjegjës për veten e vet. Kjo do të jetë një sprovë e shkëlqyer jo vetëm e aftësisë së qeverisë për ta prezantuar këtë fushatë në një mënyrë sa më të mirë. Sepse nëse zgjedhim të mbijetojmë vetëm, secili duke ruajtur lëkurën e vet, nëse jepemi pas paranojës ose teorive të konspiracionit, ka të ngjarë të dështojmë. Ky është drejtimi në të cilin duhet të bëhen përpjekje serioze. Kriza na tregoi: ne situata të vështira ne mbijetojmë duke mobilizuar lidhjet dhe kontaktet tona personale" – na në përfundim Harallan Aleksandrov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD