Do t’u shpjegojmë qytetarëve se vaksinimi është rruga drejt shpëtimit, rruga drejt marrëdhënieve të mira njerëzore, kështu iu përgjigj Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov një pyetjeje parlamentare. Ai shtoi se po punohet shumë mbi krijimin e një strategjie të bazuar në transparencën, besueshmërinë dhe aksesin tek të dhënat për vaksinat dhe zbatimin e tyre të ardhshëm.
Karakteristikat e shkurtra të vaksinave nuk janë ende të qarta, por autoritetet do të insistojnë që prodhuesit t’u japin përgjigje të gjitha pyetjeve me interes për njerëzit. Angellov siguroi se autoritetet shëndetësore do të bëjnë çdo përpjekje për vaksinimin e suksesshëm kombëtar.Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..