Greqia mbështet me kusht perspektivën evropiane të Shkupit
Greqia është me një pozitë të pandryshuar në mbështetjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Aleksandros Papajoanu, transmetoi agjencia BGNES. “Do ta përsëris edhe njëherë. E përkrahim këtë proces që nga viti 2003 e këtej, kuptohet në përshtatje me kushtet e vëna, dhe kjo pozitë fare nuk ka ndryshuar”, tha Papajoanu në konferencën zyrtare të shtypit.
Kosova u nda nga rrjeti elektrik i Serbisë
Kosova u nda nga rrjeti energjetik serb dhe tani merr korrent nga Shqipëria, njoftoi Partia Demokratike e Shqiptarëve. Me aderimin dhe bashkimin ndaj sistemit elektrik shqiptar, furnizuesi i energjisë në Kosovë COSTT bëhet anëtar zyrtar i Rrjetit Elektrik Evropian (ENTSO-E), tek i cili më parë si pjesë e rrjetit serb EPS nuk përkiste. Gjatë dy vjetëve të fundit ish provinca jugore aktivisht ndërton parqe të erës me investime turke dhe gjermane. Por, shpresat bazë për një pavarësi energjetike janë të lidhura me kompaninë amerikane СоntоurGlоbаl. Ajo po ndërton një termocentral 500 megavatesh. Ky është investimi më i madh i huaj në vend për 1,3 miliardë euro. Impianti do të jetë një alternativë e termocentralit “Obiliq” në Kosovën Veriore.
Sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundra Turqisë janë simbolike
Sanksionet e Shteteve të Bashkuara nuk do të prekin ushtrinë turke dhe sektorin e mbrojtjes, tha shefi i departamentit për industrinë e mbrojtjes të Turqisë Ismail Demir. Sanksionet për shkak të blerjes së raketave ruse C400 janë të drejtuara vetëm kundra udhëheqjes së agjencisë qeveritare, por nuk prekin marrëveshjet tanimë të firmosura, nënvizoi Demir. Ai saktësoi se, Turqia nuk përcaktohet nga Shtetet e Bashkuara si “armik” dhe shtoi se, sanksionet amerikane nuk kanë për qëllim të dëmtojnë përpjekjet turke të mbrojtjes. Në kompleksin ushtarak-industrial në vend punojnë 1600 firma turke dhe ato nuk janë të prekura, përgjithëson Agjencia Telegrafike Bullgare.
Turqia mendon se, në Qipro nuk mund të ketë një shtet unik
Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu bisedoi me të dërguaren e posaçme të OKB-së për Qipron Jane Hall Lut, transmetoi AnadoluAgency. Ne i thamë Jane Hall Lut, se projekti i federatës dyzonale nuk është më i vlefshëm, ka shkruar Çavushoglu në Twitter pas takimit. Në përshtatje me realitetet e ishullit pala turke mbron vendim me dy shtete, të bazuar në sovranitetin e barabartë, ve në dukje akoma Çavushoglu dhe shton se duhet të gjendet një bazë e përbashkët për një proces të ri negocimi, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Kroatë dhe myslimanë bojkotuan Llavrovin në Sarajevë
Rusia e konsideron si të gabuar të përjetësohet protektorati ndërkombëtar mbi Bosnjë dhe Hercegovinën, deklaroi ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov, i cili qe për vizitë në Sarajevë. Mendojmë se, nuk ka asnjë vlerë të shtuar nga prania e institucioneve ndërkombëtare në vend, shtoi Llavrov. Përfaqësuesit kroatë dhe myslimanë në kryesinë kolektive boshnjake Zeljko Komsic dhe Shefik Djaferovic hoqën dorë nga takimi me diplomatin e parë rus. Në një deklaratë të përbashkët të dy theksuan se, vendimi i tyre është i lidhur me deklaratat e Llavrovit kundra zbatimit të Marrëveshjes së Paqes në Drejton dhe përkrahjes së mikut për pozitën e Republikës Serbe kundra anëtarësisë së vendit në NATO, transmetoi agjencia BGNES.
Rumania është duke u shqetësuar nga ligjet e sapo miratuara në Moldavi
Rumania përsëri shprehu shqetësim nga “vendimet jodemokratike dhe jo transparente”, të miratuara nga parlamenti në Moldavi, deklaroi Ministria e Jashtme në Bukuresht. Pavarësisht nga sinjalet nga ana e partnerëve ndërkombëtar të Moldavisë, përfshi dhe Rumaninë, koalicioni parlamentar i Partisë së Socialistëve dhe i Platformës “Për Moldavinë” “po vazhdon të miratojë ligje, me efekte negative mbi zhvillimin e vendit”, transmetoi AGERPRES. Pakënaqësia është shkaktuar nga Ligji për Gjuhën Ruse, e cila përsëri mori status të “gjuhës për komunikim ndëretnik”. Bukureshti nënvizon se, kjo bëhet disa javë përpara marrjes së detyrës nga presidentja e sapo zgjedhur të Moldavisë Maia Sandu, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES dhe arkiv0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..