Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të Shkupit nuk u absorbuan 130 mln euro investime për Korridorin № 8

Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Maqedonia e Veriut duhet të tregojë vullnet të mirë dhe të fillojë të plotësojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e tha para botimit gjerman Die Welt Ministrja e Jashtme Ekaterina Zahartieva.

Si shembull ajo tregoi mungesën e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve. Ka vonesë në realizimin e “Korridorit Transportues Paneveropian 8” i cili duhet të lidhë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Nuk u absorbuan 130 mln euro investime për të. Shkupi nuk ka propozuar asnjë projekt infrastrukturor në drejtim lindje-perëndim. Pengohen edhe investitorët bullgarë në vend. Një vit e gjysmë presim përgjigje të propozimit tonë për programe të përbashkët në fushën e arsimit dhe të kulturës, theksoi Zaharieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kontingjent ndërkombëtar policor do të vendoset përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..

botuar më 25-01-02 6.10.PD
Pamje nga mali Rilla

Parashikimi i motit për 2 janarin

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..

botuar më 25-01-01 7.00.MD

Kryeministri Gllavçev: Së bashku do t'i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së shumë më mirë

Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..

botuar më 25-01-01 2.52.MD