Që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.
Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.
Përveç qytetarëve të BE-së, ndalimi nuk prek shtetasit e Hapësirës së Shengenit, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnja dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Bjellorusisë dhe Turqisë.
Masat nuk zbatohen për disa nëpunës të veçantë - specialistë mjekësorë dhe punonjës shkencorë, punonjës socialë dhe menaxherët e tyre, furnitorë të ilaçeve, zyrtarë, etj.
Qytetarët e vendeve për të cilat lejohet hyrja, por me pikënisje të udhëtimit nga një vend në Listën e Ndaluar, duhet të paraqesin një test negativ PCR. Përjashtim lejohet për udhëtarët transit.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Taj Mahala“ nga formacioni RomaNeno Project të udhëhequr nga Neno Iliev. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:56 - Lajme 12:55 - Kënga..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni veprën “Meloditë e Gajdes“ nga Petjo Kostadinov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:40 - Lajme 12:05 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë "Kulturë" do t'ju njohim me Georgi Grozev, i cili studion trumbetë në Gent dhe e bën të njohur Bullgarinë në gjithë botën. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme..
Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të..