Në konferencën e dhjetë kombëtare të zhvilluar online Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, rizgjodhi sot liderin e vet Mustafa Karadajë. Forumi u hap nga ish-deputeti Junal Ljutfi, i cili nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme DPS duhet të paraqitet sa më mirë, që t’i kundërvihet “qeverisjes së tanishme të paaftë”. Mustafa Karadajë gjithashtu kritikoi udhëheqjen e vendit dhe shprehu shqetësimet e DPS-së për gjendjen e vendit.
Në konferencë u lexua përshëndetja e kryetarit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, në të cilën ai bëri thirrje që përpjekjet të përqendrohen tek përballimi i katastrofës humanitare rreth pandemisë.
Përshëndetjе ndaj delegatëve dërgoi edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan: "Turqia do të vazhdojë të jetë pranë jush në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe lidhjeve aleate me Bullgarinë," tha Presidenti turk.Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...