Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..