Për të pestën herë me radhë Ministria e Turizmit dekoroi përfaqësuesit e biznesit, bashkive dhe mediave në Çmimet Vjetore të Turizmit - 2020. Edicioni i sivjetshëm i konkursit u mbajt sipas rregullave në përputhje me masat anti-epidemike në kushtet e Covid-19. Tradicionalisht u ruajt vetëm gara për çmimin e madh në kategorinë "Zgjedhja e bullgarëve"
"Në këtë vit të vështirë, është e rëndësishme të tregojmë shembuj të mirë në sektor dhe të vlerësojmë arritjet në industri, e cila megjithë të gjitha vështirësitë po vazhdon të funksionojë", tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova dhe falënderoi të punësuarit në sektor. Ajo nënvizoi se me punën dhe zellin e tyre përfaqësuesit e biznesit kanë dëshmuar se kjo nuk është vetëm një degë ekonomike, një mënyrë jetese, por edhe një kauzë.
Megjithë krizën gjatë vitit 2020, kishte interes ndaj konkursit. Gati 50 kandidatë aplikuan për pjesëmarrje në 10 kategori të konkursit. Gjatë votimit në internet u regjistruan afro 33 000 vota. Më i madh ishte interesi për Çmimin e Madh "Zgjedhja e bullgarëve". Më shumë se 11 000 veta votuan për Parkun Historik afër fshatit Neofit Rillski, Varna. Ai u zgjodh midis të gjitha vendeve turistike të përfshira në "100 objektet turistike kombëtare" dhe "50 vendet pak të njohura".
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..