Të jesh bashkëshorte e një diplomati nuk është detyrë e lehtë. Deri diku kjo është edhe fat, edhe mision në realizimin e lidhjes midis kulturave të ndryshme. Kështu e sheh rolin e vet Nora Mihajllova, e cila përveç se e prezanton vendin tonë në rrethet diplomatike, mirëmban kontakte të ngushta me bashkësitë vendase bullgare në një sërë shtetesh. Punon edhe si mësuese – vullnetare pranë shkollave bullgare të fundjavës (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Udhëtimet e saj nëpër botë kalojnë përmes Libisë, Kuvajtit, Uashingtonit, Sirisë dhe Izraelit.Tani e gjetëm në Jordani, ku e ka çuar puna e bashkëshortit të saj – arabisti Dimitër Mihajllov. Vetë ai e ka filluar karrierën e vet në Mbretërinë Hashemite.
“Aktualisht jam vullnetare në shkollën e fundjavës në Aman – na tregon Nora Mihajllova. –Kur njeriu ka një qëndrim pozitiv ndaj jetës, ai gjithmonë do të gjejë se çfarë të bëjë.E organizuam procesin e mësimdhënies vullnetarisht, me fëmijë nga martesa të përziera mes bullgareve dhe jordanezëve. Aktualisht kemi dy klasa, unë e drejtoj klasën e dytë.Shpresoj se në këtë mënyrë do t’i ndihmojë këta fëmijë që të aplikojnë në universitetet bullgare.”
Përshtypjet e Norës nga bullgarët nëpër botë janë të ndryshme, ndërsa takimet e fundit dhe më të këndshme janë me bashkatdhetarët tanë nga Mladona në Izrael.Atje e mirëpritën me marshin “Radecki” dhe, sipas zakonit të vjetër bullgar, me bukë dhe kripë. Takimi i tyre ka qenë shumë emocional.
“Edhe sot e kësaj dite ruaj kujtimin për Bela dhe Haim Eshkenazi, për Beti Leon, për Roza. Ata flisnin me një mallëngjim kaq të madh për Bullgarinë. Gjuha e tyre bullgare ishte shumë e pastër. Gjithmonë do të mbeten në zemrën time këta bullgarë, të cilët e donin Bullgarinë dhe e kishin ruajtur kaq mirë gjuhën e atdheut të tyre. Në familjet e tyre ata kanë ruajtur një bullgarishte të mrekullueshme, që nga vitet 40 të shekullit XX, kur janë shpërngulur në Izrael.”
Në plan personal Nora Mihajllova është ajo shtyllë në familje, e cila e mirëmban lidhjen me mëmëdheun. Ajo shton me gjuhën dhe historinë bullgare dituritë e dy vajzave të saj, të cilat janë rritur në shtete të ndryshme dhe kanë mësuar në sisteme të ndryshme arsimore. Nga njëra anë prekja e kulturave të ndryshme i pasuron, ata takojnë njerëz të ndryshëm. Nga ana tjetër, ndryshimi i vazhdueshëm i vendbanimit i privon nga miqësitë e qëndrueshme.
Ajo që Nora e ka gjithmonë me vetë si një kujtim për Bullgarinë janë erëzat bullgare që nëna e saj gjithmonë i blen para se të niset për diku:
"Kur i shoh erëzat, e di se është koha të ndahemi përsëri", psherëtin Nora. – Ky është momenti më i trishtuar. Marr me vete dhe një pako veroresh (martenici) dhe bojë për vezë.Shpirti bullgar është gjithmonë me mua. Kudo që të shkoj mbaj një copë prej kulturës dhe traditave bullgare me vete."
Do të kemi akoma një takim me Nora Mihajllovën, në të cilin do të mësoni se si realizohet ëndrra e saj për t'u bërë artiste dhe pse dyert janë një temë e preferuar në veprat e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..