Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vjosa Osmani:“Paqja është e mundur vetëm kur thuhet dhe pranohet e vërteta”

Vjosa Osmani e cila ushtron detyrën e presidentit të Kosovës ka deklaruar se një dialog me Serbinë mund të zhvillohet vetëm pas njohjes reciproke të të dyja shteteve, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Osmani e ka thënë këtë në një mbledhje të parlamentit kosovar në praninë e të afërmeve të ngushtë të personave që u zhdukën gjatë luftës në fund të viteve 90 të shekullit të 20. “Paqja është e mundur vetëm kur thuhet dhe pranohet e vërteta”, ka nënvizuar Osmani.
Gjatë kohës së bisedimeve të fundit midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel përsëri nuk u arrit një afrim i pozitave. Këtë e shpalli qeveria e Kosovës pas bisedimeve të zhvilluara me ndërmjetësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për një dialog midis të dyja vendeve Mirosllav Llajçak.

Bashkimi Evropian këmbëngul për zgjerimin e sanksioneve kundër Turqisë

Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve nga Bashkimi Evropian i japin një dritë të gjelbër zgjerimit të sanksioneve kundra Turqisë për shkak të sondazheve të saj për naftë dhe gaz në Detin Mesdhe. Kjo vihet në dukje në deklaratën përfundimtare nga samiti i Brukselit, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. “Mjerisht, Turqia ndërmori veprime të njëanshme dhe provokime dhe e mprehu retorikën e saj kundra Bashkimit Evropian, vendeve anëtare dhe liderëve evropianë”, vihet në dukje në dokument. Në takimin e samitit gjatë muajit tetor, liderët evropianë  propozuan “një rend të ditës pozitiv politik midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë”, përfshi dhe përfitime tregtare dhe doganore dhe perspektivën për  më shumë mjete për përballimin e problemit të refugjatëve sirianë në territorin turk,në qoftë se Ankaraja i ndalon “veprimtaritë e paligjshme” në Mesdheun Lindor, rikujtohet në vendim.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme dha dorëheqje, për shkak të vrasjes së një njeriu të ri

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Sandër Lleshi dha dorëheqje për arsye morale. Shkaku për këtë u bë vrasja nga një polic e një burri të ri 25 vjeç, i cili ka shkelur ndalimin anti-epidemik për të dalë natën jashtë. Burri i ri ka vdekur si rezultat i “një përdorimi të tepruar të forcës nga oficeri i policisë”, transmetoi agjencia Reuters.Policia fillimisht njoftoi se burri me emër Klodian Rasha nuk i është nënshtruar urdhrit policor të ndalojë dhe se ka mbajtur armë, kurse më vonë bëri të ditur se ai ka mbajtur një send, i cili nuk ka qenë armë. Ky incident shkaktoi një valë protestash para Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë për dorëheqjen e Lleshit. Gjatë aksioneve të protestës u plagosën disa policë si dhe protestues.

Rumania po fillon konsultime për përcaktimin e kryeministrit

Presidenti rumun Klaus Johannes fillon ditën e hënë, 14 dhjetor, konsultime me forcat politike për përcaktimin dhe emërimin e kryeministrit, i cili të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve më 6 dhjetor, njofton sajti informativ Ziare.  Këto janë zgjedhjet me pjesëmarrjen më të ulët që nga fillimi i ndryshimeve demokratike. Dy të tretat nga zgjedhësit  preferuan të mos të votojnë fare”, shënoi në një koment për “Deutsche Welle” Dana Alexandra Scherle. Papritur, fitues në garë u bë Partia Social Demokrate e opozitës me rreth 30% të votave. Partia Kombëtare Liberale në pushtet u rendit në vendin e dytë, kurse Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë –PLUS-në vendin e tretë. Liberalët dhe përfaqësuesit e forcave të tjera politike të qendrës së djathtë shpallën se do të mundohen të krijojnë një qeveri të koalicionit pa pjesëmarrjen  e Partisë Social Demokrate e cila është klasifikuar në vend të parë.  

Greqia rrit çmimin e naftës - stimulon blerjen e makinave elektrike

Autoritetet greke planifikojnë të rrisin çmimin e naftës. Qëllimi është të stimulohet kalimi drejt blerjes së makinave elektrike. Për këtë njoftoi nga Greqia korrespondentja jonë Katja Peeva. Nga Ministria greke e Energjetikës kanë njoftuar se që nga data 1 janar çmimi i naftës do të rritet me 4 euro centë. Pritet që për një vit si rrjedhojë e rritjes së çmimit në buxhetin e shtetit të vijnë rreth 100 milionë euro, të cilat do të përdoren për projekte për burimet ripërtëritëse të energjisë. Pritet po kështu që “taksa e imponuar e gjelbër” të inkurajojë përdorimin e automobilave elektrikë. Nga ana e vet shteti stimulon blerjen e këtyre automobilave, duke mbuluar rreth 25% prej vlerës së tyre.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe Facebook

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD
Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD

Përfunduan konsultimet e formacioneve politike të përfaqësuara në parlament me presidentin

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..

botuar më 24-12-12 6.17.MD