Për të 12-ën herë me radhë Komiteti Bullgar i Helsinkit dalloi personalitetet të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në dobi të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të kafshëve ose të mjedisit gjatë 12 muajve të fundit. Ceremonia u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, por për shkak të pandemisë së Covid-19 - në internet. Kjo nuk i ndaloi të dekoruarit të rikujtojnë rëndësinë e kauzave të tyre, të cilave u kushtojnë shumë nga koha dhe energjia e tyre krejtësisht falas.
Sivjet juria shqyrtoi 70 nominime të 59 personaliteteve dhe organizatave. Prej tyre u seleksionuan 50, që të zgjidhen fituesit në kategoritë e ndryshme.
Çmimi “Njeriu i vitit 2020” iu dorëzua të gjithë punonjësve mjekësorë dhe vullnetarëve, të cilët luftojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve në repartet Covid në tërë vendin.Në emrin e të gjithë mjekëve çmimin e morën dr. Aja Taha dhe dr. Sezen Habillov. Familja e re e anesteziologëve ishte ndër vullnetarët e parë në izolatorin e spitalit “Pirogov” në fillim të epidemisë te ne gjatë muajit mars.
“Për ne është një nder i madh që ta marrim këtë dekoratë, por deshëm të nënvizojmë se nuk kemi bërë një gjë kaq heroike” – tha sot dr. Sezen Habillov. “Jemi të sigurt se të gjithë kolegët do ta bënin këtë dhe gjatë epidemisë ne ishim dëshmitarë dhe po vazhdojmë ta shohim edhe sot se si ata punojnë 24 orë 7 ditë në javë. Kështu qe ky çmim është për ta. Një pjesë përbërëse e shpirtit të mjekut bullgar është ndenja e detyrës, përgjegjësisë dhe vetëmohimit.”
Në vend të dytë pas tyre u shpallën aktivistet e iniciativës civile “Për një spital të vërtetë për fëmijët”
Çmimi “Gazetar i vitit” iu dorëzua Maria Cëncarovës.
Ndërsa mbrojtës i vitit u shpall Ivan Burgov, i cili lufton aktivisht për të drejtat e njerëzve me çrregullime të të dëgjuarit te ne. Ai gjithashtu është koleg-gazetar, krijuesi i lajmeve të specializuara të cilat paraqiten në gjuhën e shenjave.
Çmimi “Aktivist i vitit” iu dorëzua Danita Zariçinovës nga shoqata “Për tokën” për shkak të aktivitetit të saj për kauza të ndryshme ekologjike dhe shoqërore në vend.
“Një nga qëllimet e këtyre çmimeve është të nxjerrë në pah njerëz dhe organizata që punojnë gjatë gjithë vitit për të mbështetur kauza dhe bashkësi të veçanta. Çmimi “Njeriu i Vitit” duhet të na motivojë të gjithë ne, që shikojmë nga mënjanë, për të bërë pak më shumë përpjekje për të mbështetur këtë lloj kauze dhe bashkësish, dhe t’i inkurajojë njerëzit të cilët e kanë bërë këtë deri tani që të vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen," tha para BNR - Radio Sofja Nadezhda Cekullova, Drejtoresha e Fushatave dhe Komunikacioneve në Komitetin Bullgar të Helsinkit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..