Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihma evropiane për regjionet – zhdërvjelltësi dhe më pak burokraci në periudhën e re programore

Një temë prej radio-rrjetit evropian “Euranet plus”

Foto: eufunds.bg

Zhdërvjelltësi dhe pengesa më të pakta burokratike për periudhën e ardhshme të programeve operative - këto janë pjesë e efekteve të marrëveshjes së arritur në fillim të dhjetorit në kuadrin e rregullores për rregullat e përbashkëta për aksesin tek menaxhimi i fondeve strukturore të BE-së dhe administrimin e tyre. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kishin nevojë për dy vjet për të arritur marrëveshjen që do të lejojë që shtetet, komunat dhe beneficientët të kenë qartësi për kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësojnë që të marrin financim evropian gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Sipas eurodeputetit Andrej Novakov, tani është mjaft e qartë se si do të shpërndahen mjetet, të cilat arrijnë në 330 miliardë euro. Sidoqoftë, çfarë është më e rëndësishmja në rregulloren e përgjithshme për qasjen në to?

“Regjionet më pak të zhvilluara do të marrin 85% bashkëfinancim nga buxheti evropian, megjithë propozimin e parë prej 70% - thotë Andrej Novakov.- Bashkëfinancimi i rritur ndaj projekteve do të thotë më shumë mundësi edhe për buxhetet republikane të shteteve anëtare dhe për buxhetet vendase të bashkive tona. Për mua ishte me rëndësi se arritëm ta garantojmë transparencën dhe kontrollin mbi harxhimin e mjeteve evropiane – si sa u përket mashtrimeve dhe auditit unik, ashtu dhe sa i përket publicitetit të informacionit. Në kuadrin e kësaj rregulloreje Bullgaria do të marrë 11.5 mlrd euro, gjë që do të thotë 5 mlrd për zhvillimin regjional, 2 mlrd për investimet në punësim, 1.5 mlrd për mjedisin rrethues, 1 mlrd – për tranzicionin energjetik etj.”  

Ndër dobitë e marrëveshjes së arritur në kuadrin e rregullores për kornizën financiare shumëvjeçare të BE-së është thjeshtëzimi i procedurave burokratike, thotë eurodeputetja gjermane Constanze Krehl.

“Çdo një prej pjesëmarrësve në debatin mbi temë ankohej nga dokumentet e shumta që kërkohen për aplikimin për programet operative. Tani dokumentet do të jenë vetëm në kuadrin e vetëm 35 faqeve. Përveç kësaj të gjithë regjionet do të mund të marrin pjesë në mënyrë efektive në politikën regjionale, ndërsa mjetet e parashikuara janë të konsiderueshme.”

Fleksibiliteti në aplikimin e masave në varësi të nevojave është një arritje tjetër e rëndësishme, është i mendimit Heinz Hetmeier – përfaqësues i Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së. Sipas fjalëve të tij në kushtet e Covid-19 politika e kohezionit të Bashkimit ka treguar se është një instrument i rëndësishëm për një reaksion të zhdërvjelltë në rrethana të paparashikueshme.

Siç tha Constanze Krehl asgjësimi i burokracisë e lehtëson punën e të gjithëve, të cilët përgjigjen për realizimin e politikës së kohezionit të BE-së në qytete, rajonet fshatare, në regjione, në shtetet-anëtare në përgjithësi. Rregullat e reja do ta bëjnë më të zhdërvjelltë shpërndarjen e resurseve. Do të ketë edhe mundësi për më shumë transferime mes regjioneve të ndryshme.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: eufunds.bg, BGNES, constanze-krehl.eu, zm-online.de



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD