Bullgaria është gati për të vazhduar bisedimet me Maqedoninë e Veriut për të kërkuar zgjidhje afatgjatë të çështjeve të diskutueshme, e cila të lejojë që Shkupi të hapë negociatat për anëtarësi në BE. Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja Ekaterina Zaharieva pas bisedimeve me të dërguarin special të Shkupit për Bullgarinë Vllado Buçkovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bullgari pasi u emërua në këtë post. Buçkovski shprehu gatishmërinë e Shkupit të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.
Para kësaj miku maqedonas shqyrtoi çështjet e diskutueshme me Zëvendës Kryeministrin Krasimir Karakaçanov. Buçkovski shprehu qëndrimin e Maqedonisë së Veriut se dialogu duhet të vazhdojë dhe se toni miqësor është mënyra e vetme për arritjen e mirëkuptimit.
Karakaçanov shprehu kënaqësi nga dëshira e shprehur, por rikujtoi, se retorika antibullgare vazhdon. Ai tha, se në Maqedoninë e Veriut ka njerëz të cilët vet caktohen si bullgar dhe kjo e drejta e tyre nuk mund të mohohet. Karakaçanov theksoi gjithashtu se populli bullgar nuk do të pranojë asnjë kompromis me faktet historike.
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..