Transportuesit dolën që të protestojnë në kufirin bullgaro turk në PKK “Kapitan Andreevo” sot nga ora 11.00. Shkaku për pakënaqësinë e tyre është përpunimi i ngadaltë i dokumenteve të kamionëve dhe mallrave në kufirin mes dy vendeve, gjë që u bë shkas për formimin e radhëve të gjata të kamionëve dhe maunave dhe ata duhet të presin mbi 2-3 ditë, vuri në dukje Bashkimi i Transportuesve Ndërkombëtar në Bullgari dhe Asociacioni i Transportuesve i Turqisë.
Organizatat profesionale ngulin këmbë për masa urgjente, të cilat të përshpejtojnë kalimin e kamionëve përmes kufirit.
Nga dogana sqaruan se po zhvillohet procedurë për ndërtimin e një traseje suplementare, e cila t’i shërbejë transportuesit ndërkombëtarë. Po zhvillohen bisedime me palën turke për një grafik të unifikuar të nëpunësve bullgarë dhe të atyre turq, me të cilin të kursehen orët e pritjes gjatë ndërrimit të ekipeve.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore...