Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale u paraqit një video e re - e këngës “Mërfi”. E zgjodhëm për ta prezantuar për shkak të fantazisë së freskët dhe zgjidhjeve tepër interesante të regjisorëve, si dhe të vështrimit rinor ndaj temave jetike, të vjetra sa bota - një dashuri romantike, ndarje, një kujtim i papritur pas viteve dhe vetëdije se dashuria dhe ky njeri gjoja nga e kaluara ka mbetur të paharruar për gjithmonë.
Kënga lind gjatë vitit të kaluar mësimor. Çdo gjë fillon nga një detyrë e të folurit skenik për studentët në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Filmit “Krëstjo Sarafov”. Të ndarë sipas grupeve, ata duhet të përgatisin projekt lidhur me krijimtarinë e poetëve bullgarë. Në një nga grupet punojnë bashkë Eleonora Ivanova- artiste në video, Teodor Kisjov - autor i muzikës dhe i aranzhimit, si dhe Zhaklin Daskallova - bashkautore në krijimin e tekstit dhe të muzikës dhe interpretuese e këngës “Mërfi”.
Për Radio Bullgarinë zonja e re tregon: “Atëherë zgjodha poemën “Kujtime nga tavani” nga Valeri Petrov. Doli se, nuk kemi zgjedhur tekstin e saktë kundrejt detyrës së vënë dhe u nevojit të kërkojmë një autor tjetër. Por unë u dashurova kaq shumë në poezinë e Valeri Petrovit, në ritmikën e vjershave të tij të shkëlqyera, në vet poemën, saqë lindi kënga “Mërfi”.
Është interesante të përmendim se “Kujtime nga tavani” të Valeri Petrovit është një poemë prej shtatë pjesëve. Zhaklin zgjodhi një pjesë, e cila tregon për çastet e para të dashurisë:
Teksti i refrenit, i shtuar nga këngëtarja , i jep dhe titullin këngës:
“Dje, sot dhe nesër po kështu
Ne luajmë kundra ligjit të Mërfit...”
Nga Zhaklin mësuam akoma se pjesëmarrësit në krijimin e këngës aktualisht janë studentë në kursin e katërt, në degën e mjeshtërisë prej aktori për teatrin dramatik, në klasën e profesorit doktor Ivajllo Hristov. Përveç teatrit, ata mundohen të zhvillojnë dhe talentin e vet muzikor, kurse kënga “Mërfi” është një nga provat e tyre të para. Videoja është incizuar në një gurore afër Sofjes. Pjesa tjetër është talent, imagjinatë aftësi artistike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..