Ministria e Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë me udhëheqësin e përkohshëm të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Sofje
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme ka ftuar për bisedë udhëheqësin e përkohshëm të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Sofje. Për këtë njofton Ministria e Punëve të Jashtme në Facebook -faqen e vet. Në takim pala bullgare ka deklaruar se vlerëson veprimet e shpejta të autoriteteve në Shkup lidhur me rastin e ndezjes së flamurit bullgar dhe manifestimet e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale kundra disa anëtarëve të qeverisë bullgare. I është kushtuar vëmendje faktit se Bullgaria pret reagim dhe sa i përket shpërndarjes së të dhënave në Facebook të njerëzve me një shtetësi bullgare, të cilët jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe thirrjeve për vetëgjyqësi.
Një vit pas tërmetit katastrofal në Shqipëri
Para një viti, në mëngjesin e datës 26 nëntor, Shqipëria u trondit nga tërmeti më i fortë prej disa dekadave - me një madhësi 6,4 sipas shkallës Rihter. Tërmeti goditi qytetet Durrës dhe Tiranë, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur më shumë se njëmijë veta. Pasojat e tërmetit prekën akoma mbi 200 mijë veta, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan. “Këto ishin ditët dhe netët më të vështira në jetën time. Familjet dalëngadalë po kthehen në shtëpitë e reja të ndërtuara. Me shumë durim do të evitojmë çdo gjë bashkë”, tha në lidhje me përvjetorin kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai vuri në dukje po kështu se në momentin e vështirë Shqipëria ka kuptuar sesa miq ka - akoma në momentin e parë pas fatkeqësisë, por dhe më vonë, kur në konferencën ndërkombëtare donatore në Bruksel u mblodhën mbi 1 miliardë euro.
Ushtarakë turq morën dënime të përjetshme për orvatjet e tyre për grusht shteti në Turqi
Dënime të përjetshme morën nëpunës ushtarakë, të cilët kanë marrë pjesë në provën e pasuksesshme për grusht shteti në Turqi gjatë korrikut të vitit 2016. Për këtë njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. 337 oficerë dhe pilotë nga baza ajrore Akinci, mes të cilëve dhe këta , të cilët sulmuan parlamentin në Ankara në natën e puçit, do të mbeten në burg deri në fund të ditëve të veta. Gjatë natës së provës dhe të përpjekjes për grushte shteti u vranë 250 veta, kurse 2000 qenë të plagosur. Autoritetet turke akuzuan klerikun në mërgim Fethullah Gulen dhe organizatën e tij FETO për ngjarjet. Gulen dhe mbi 100 ndjekës së tij janë gjykuar në mungesë.
Më shumë se 20 mjekë-deputetë në parlamentin grek kanë shkuar për të punuar në vijën e parë në spitale
Mbi 20 mjekë grekë me specialitete të ndryshme, deputetë në parlament, kanë ikur nga karriget e veta prej deputeti, që të punojnë në spitale dhe të marrin përsipër një pjesë nga pesha e pandemisë nga koronavirusi. Për këtë njofton Agjencia Telegrafike Bullgare. I pari prej tyre qe mjeku pulmolog Giogros Lambroulis, nënkryetar i parlamentit dhe anëtar i partisë komuniste greke. Ditën e hënë ai kërkoi të lirohet përkohësisht nga detyrimet e veta, që të mund të punojë në klinikën e qytetit të tij të lindjes Larisa. “Tani duhet të jem mes kolegëve të mi mjekë dhe infermiere”, ka thënë Lamproulis, kurse deputetë të tjerë me arsim mjekësor kanë ndjekur shembullin e tij.
8 linja ajrore të huaja do të marrin subvencionime për të fluturuar deri në Slloveni
8 linja ajrore do të marrin subvencionime nga qeveria sllovene, që të zhvillojnë fluturime deri në Slloveni, transmetojë agjencia Tanjug. Sipas Lubjanës kjo është e rëndësishme për rivendosjen e lidhjeve të saj ajrore me aeroportet e mëdha evropiane, të ndërprera si pasojë e koronavirusit. Kompanitë e zgjedhura janë Turkish Airlines, Wizz Air, Air Serbia,Airlines e Malit të Zi, Swiss Air,Lufthansa, Air France dhe LOT.
Franca do të ndërtojë metro në Beograd
Ministri serb i financave Siniša Mali dhe ministri i deleguar francez për tregtinë e jashtmeFranck Riesternënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim mbi dy projekte të rëndësishme në Beograd - përmirësimin e efikasitetit energjetik në Serbi dhe ndërtimin e metrosë në Beograd, transmetoi Tanjug. Sipas ministres serbe të ndërtimit dhe të infrastrukturës Zorana Mihajlović, vlera e përgjithshme e ndërtimit të metrosë do të jetë 6 miliardë euro. Ajo do të ndërtohet nga Franca në bashkëpunim me firma kineze.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe arkiv
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..