Institucione arsimore nga 25 vendbanime në vend, mes të cilave Sofja, Plovdivi, Stara Zagora, Ruse, Varna, marrin pjesë në programin e sivjetshëm të “Natës Evropiane të shkencëtarëve” 2020. Për shkak të pandemisë botërore nga Covid-19, ngjarja do të zhvillohet online më 27, 28 dhe 29 nëntor, ndërsa programi qendror do të transmetohet në facebook-profilin e projektit, në kanalin e posaçëm në You Tube, si dhe në profilet në rrjetet sociale të të gjithë partnerëve në iniciativë. Në hapësirën virtuale do të mund të ndiqen demonstrime interesante dhe eksperimente në fusha të ndryshme shkencore, viktorinë, leksione, diskutime, ekspozita, kinema shkencore, prezantim të përpunimeve studimore, konkurse për pikturë, foto, prezantim, video dhe ese, “kafe shkencore”.
Iniciativa “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” po zhvillohet në mbi 300 qytete në Evropë dhe nëpër botë. Projekti inovativ është i financuar nga Komisioni Evropian mbi programin “Maria Sklodovska-Kjuri” të programit “Horizont 2020”.
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..