Para vitesh gjatë gërmimeve pranë kompleksit të tempujve nga eneoliti Dollnosllav në rrëzat e malit Rodopa, Cvetana Videva zbuloi enë prej qeramike që datojnë 6 mijëvjeçarë më parë. Sendet në duart e saj jo vetëm që ishin të bukura, por rrezatonin energji dhe me anët e tyre të lëmuara ngjallnin dëshirë për t’i ledhatuar. Kur ajo gjeti një guralecë me të cilën t’u japë shkëlqim punimeve prej argjile, restauruesja e qeramikës zbuloi se para saj hapet një rrugë të re.
Pas kësaj Cvetana Videva iu përkushtua materialit plastik dhe filloi të krijojë sende origjinale. Prej deltine ajo formon plastika, ena, medaljone – në mënyrën në të cilën e kanë punuar paraardhësit nga eneoliti, kur akoma nuk ekzistonte rrota e poçarit.
“Gradualisht vet e zbulova teknikën me të cilën punoj, solla ide të veta, shtova ngjyra dhe vet krijova një vegël për gdhendje – tregon mjeshtrja e cila mëson themelet e këtij arti origjinal në Teknikumin e Qeramikës Dekorative. – Një vit qëndrova në fshatin Terzijsko ku zanati i poçarit është shumë i zhvilluar. Aty shfrytëzova bazën për të mësuar sesi të punoj me deltinën. Kështu fillova. Për nga zemra jam monumentaliste dhe në fillim punova ena të mëdha. Tani kur po plakem fillova të bëjë bizhuteri. Argëtohem dhe kjo gjithmonë ka qenë qëllimi im.
E martuar me kitaristin e madh të xhazit Ognjan Videv, Cvetana lëvizte në qarqet boheme të Plovdivit dhe instaloi studion e saj në Shtëpinë Bakallov në Qytetin e Vjetër.
Për shkak të pamjes aristokratike të shtëpisë së saj plotë mobileje të vjetra, burri i saj e quajti atë "Kontesha" - një pseudonim që e ndjek atë e deri më sot. Cvetana thotë se asaj i pëlqen të jetë ndryshe prandaj eksperimenton me forma dhe kompozime. Mbi enët prej qeramike ajo rikrijon lule dhe zogj, fytyra njerëzore dhe trupa femra të zhveshura, madje rikrijon edhe lëvizjen e ujit.
“Profesionalizmi është që të tregosh mundësitë e një materiali – thotë Cvetana. – Dhe materiali im është argjila. Kur punoj ndiej vetëm dashuri.”
Dhe ndoshta periudha më e bukur në krijimtarinë e Cvetanës është lidhur me dashurinë. Në punimet e saj prej qeramike janë të rikrijuara puthja, prekja, përqafimi dhe veçanërisht ato dy fytyra të një burri dhe një gruaje, të ndërthurura në një formë sferike, gjithnjë shoqëruar me kitarën – veglën muzikore të të dashurit të saj.”
Autor: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Vlladimir Vlladimirov dhe arkiv personal
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..