Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi dënoi një video me një flamur bullgar të ndezur

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisësë Veriut dënoi videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila tregon sesi të rinjtë djegin flamurin bullgar, njoftuan mediat maqedonase të cituara nga BTA. Videoja u publikua nga organizata rinore e VMRO-DPMNE në komunën Gazi Baba. Ministria tha se kjo ka qenë një provë e pasuksesshme për të provokuar urrejtje midis  shtetasve të të dyja vendeve. Ministria e Jashtme në Shkup deklaroi se "dënon fuqimisht çdo akt të përdhosjes së çdo simboli kombëtar, duke përfshirë këtu simbolet e Republikës fqinje të Bullgarisë, si dhe çdo formë tjetër të urrejtjes që nuk korrespondon me marrëdhëniet thelbësore midis të dy vendeve”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes është duke u instaluar një sistem për trajtimin e 2400 bagazheve në orë

Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..

botuar më 25-01-07 9.56.PD
Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të

80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme"

Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..

botuar më 25-01-07 4.30.PD

Parashikimi i motit për 7 janarin

Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..

botuar më 25-01-06 7.40.MD