Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po vjen fundi i kafshëve virtuale për të cilat merren para reale

Foto: arkiv

Jo më pak se 120 mijë  janë delet dhe dhitë virtuale, për rritjen e të cilëve merren subvencione, por realisht nuk ka kafshë të tilla nëpër ferma. Akoma gjatë verës nga Shoqata Kombëtare e Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive llogaritën se në këtë mënyrë tërhiqen rreth 20 milionë leva për vit. “Shkaku për këta “kafshë virtualë” fshihet në metodikën, në bazë të së cilës deri në këtë moment shpërndahen kullotat” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Simeon Karakolev, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe Dhive. Nga organizata kanë vënë re se ekziston një mospërputhje midis kafshëve të deklaruara në dokumente dhe numrit të tyre aktual, meqenëse bashkitë numërojnë kafshët, të cilat figurojnë në regjistër, pa bërë kontrollime nëpër vende për informacionin e paraqitur.

Përpara ca kohe, përsëri në eterin e Radios Kombëtare Bullgare, mbarështuesit informuan për një problem shoqërues, të cilin e sjellin pas vetes “kafshët e trilluara”, të cilat figurojnë  vetëm në sistemet e Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve, por jo dhe në realitet. Ai konsiston në faktin se subvencione merren edhe për kullotat ku kullosin dele virtuale. Prandaj ne - fermerët kemi propozim - të aplikohen sanksione për nëpunësit, të cilët përmes një presioni ose ndonjë përfitimi, bëjnë interpretim arbitrar të ligjit”-tha për Radion Kombëtare Bullgare Simeon Karakolev:

“Aktualisht, askund në ligj nuk ka asnjë sanksion për një zyrtar, që nuk e zbaton. Del se shumica e nëpunësve në bashki dhe në disa nga drejtoritë rajonale “Bujqësi” nuk e aplikojnë ashtu siç është firmosur. Në asnjë vend nuk është parashikuar dënim për veprimtari të pakryera ose të papërfunduara deri në fund, por përkatësisht dhe dënim për mosveprim. Por, në fund të fundit për këtë janë ligjet, ato janë për t’u kryer nga të gjithë, nuk janë për t’u sqaruar ose për t’u menduar mbi to.”

Me propozimin e tyre për përgjegjësi personale, anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive duan që të rritet vetëkontrolli në një nivel vendor, ku për shkeljet  do të ndjekin si vet fermerët, kështu dhe zyrtarët e autorizuar. Sipas fjalëve të Simeon Karakolevit tani ndodh shpesh që madje dhe kryetari i bashkisë i vendit të populluar përkatës të mos të dijë se çfarë objektesh blegtorale ka dhe çfarë kafshësh rriten në territorin e administruar prej tij.

“Mbështetemi tek dëshira për transparencë dhe publicitet të udhëheqjes politike të Ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë përfaqësuesit e partive të përfaqësuara parlamentarit u bashkuan rreth rëndësisë dhe domosdoshmërisë prej një ndryshimi të tillë, sepse njerëzit, të cilët vuajnë nga ky ligj në këtë moment, janë simpatizantë të të gjitha partive politike”.

“Zgjedhjet parlamentare të cilat po afrohen gjatë pranverës mbase janë një shans në dobi të kërkesave të fermerëve. Është fakt se deri në fund të muajit nëntor Ministria e Bujqësisë do të votojë propozimet e bëra, kurse pas kësaj  do të nisen në rrugën vet ligjvënëse në komisionet e përhershme parlamentare.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD