Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i jashtëm dhe i ekspatriatëve i Palestinës Rijad al Mallki nënshkruan një Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit midis qeverive të Republikës së Bullgarisë dhe të Palestinës.
Punohet edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim midis dhomave tregtare të të dy shteteve. Në vitin 2019 eksporti bullgar për në Palestinë ishte për 800 mijë dollarë.
Ministrja Zaharieva siguroi homologun e saj se Palestina u përfshi si një vend me përparësi në Programin Afatmesëm të Bullgarisë për ndihmën zyrtare në arsim për periudhën 2020-2024. Zaharieva theksoi se deri tashti 5000 palestinezë kanë mbaruar universitete bullgare.
Nga ana e vet ministër Rija dal Mallki shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bullgarisë, e cila ndihmon me bursa studentët palestinezë në universitetet bullgare.
Ekaterina Zaharieva dhe Rijad al Mallki diskutuan edhe procesin paqësor në Lindjen e Mesme.
Zaharieva dëshmoi për rëndësinë që Bullgaria iu kushton marrëdhënieve me Palestinën dhe me Izraelin dhe gjetjes së zgjidhjes paqësore të konfliktit midis tyre. "Ne jemi miq të të dy vendeve. Unë besoj se Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm si një mik i të dyve," shtoi Zaharieva.
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..
Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..