Konkursi i pestë për interpretues të rinj të këngëve popullore dhe pop bullgare “O, re e bardhë” u zhvillua në qytetin e Besarabisë Taraklija.
Konkursi i sivjetshëm është pjesë e festimit të Ditës së Bullgarëve të Besarabisë dhe i kushtohet përvjetorit të 80-të të krijimit të rajonit Taraklija më 11 nëntor.
Për shkak të pandemisë për herë të parë konkursi u zhvillua online. Këngëtarët në moshë nga 6 deri në 30 vjeç u dërguan organizatorëve Departamentit Rajonal të Arsimit, video me këngët e tyre.
44 pjesëmarrësit u vlerësuan në pesë kategori të ndara sipas moshës.
Organizatorët janë me shpresë që në të ardhmen konkursi “O, re e bardhë”do të zgjerohet dhe do të fitojë popullaritet edhe jashtë rajonit të Taraklisë.
Antonina Todorova magjepsi jurinë me interpretimin e mrekullueshëm
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...