Fillojnë Kreshmët e Krishtlindjes, të cilat sipas traditës së krishterë zgjaten 40 ditë. Krahas përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore, kreshma e krishterë përfshin edhe përmbajtjeje nga mendime, fjalë dhe vepra të këqija dhe mëkatare. Sipas të thënës nga Shën Joan Gojëmbël- “dobia nga kreshma nuk duhet të të kufizojë vetëm në përmbajtja nga ngrënia e një ushqimi më pikant dhe të yndyrshëm, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangu padrejtësinë. Fal të afërmit fyerjen. Fal borxhlinjtë”.
Kur vetëdija është e pastër për nga mendimet për jetën dhe nevojat tokësore, atëherë shpirti ynë spastrohet. Ne fillojmë ta perceptojmë në një mënyrë të ndryshme mjedisin i cili na rrethon, kurse njerëzit rreth nesh na bëhen më të afërt, sepse hapin zemrën tonë dhe lejojmë që ajo të mbushet vetëm me dashuri. Atëherë kujtohemi se, shqetësimet dhe përkujdeset tokësore nuk janë asgjë tjetër përveç sprova, të cilat na bëjnë edhe më të fortë dhe na ndihmojnë të kërkojmë të mirën kudo. Dhe sot, në këtë vit të përmbushur me sprova të shumta, apeli ynë ndaj jush është i njëjti: Hapni zemrat tuaja për dashurinë e të afërmeve, duke treguar dhembshuri dhe mirësi ndaj të panjohurve. Zgjidhni dhe fjalët, me të cilat flisni, që të mos të prekni padashur dikë. Të jeni kokë ulur!
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..