675 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit Unik të Informacionit. Kjo është 31% e 2,151 testeve PCR të kryera. 603 njerëz u shëruan. 33 pacientë vdiqën. Rastet aktive janë 49.087. 3822 pacientë u shtruan në spital. 272 janë në repartet intensive.
Sëmundshmëria dy-javore e koronavirusit është mbi 300 për 100,000 njerëz, tha në një brifing Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov, njoftoi BTA. Deri në fund të vitit mjekët familjarë dhe poliklinikat do të përfshihen në ekzaminime dhe diagnostikime. Në poliklinikat në Sofje dhe në qytetet e mëdha do të hapen Covid-zona. Atje një mjek, një infermiere dhe laborant do të kryejnë diagnostifikim me ekzaminim, teste dhe rëntgen. Për të paguar për këto aktivitete, qeveria do të livrojë 40 milionë euro, tha Angelov.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..