Po përgatitet një urdhër që ushtarët e shëruar nga infeksioni i koronavirusit të dhurojnë plazmën e gjakut. Këtë e tha ministri ushtarak Krasimir Karakaçanov. Ai bëri thirrje që edhe njerëzit e tjerë të cilët i mbijetuan infeksionit të Covid-19 të dhurojnë plazmën e gjakut. Ministri shtoi se qeveria nuk ka diskutuar çështjen për vendosjen e karantinës kombëtare. Ai saktësoi se një vendim i tillë duhet të miratohet nga Shtabi Operativ Kombëtar.
Ministri u shpreh se spitalet private duhet të përfshihen më aktivisht në luftimin e epidemisë dhe në rast refuzimi të privohen nga financimi i arkës shëndetësore.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..