Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi një fushatë për mbrojtjen e arinjve në Bullgari

Foto: WWF

Organizata ekologjike WWF startoi një fushatë dhuruese për mbrojtjen e arinjve në Bullgari. Me paratë e mbledhura do të formohet një Repart Shpëtues i Arinjve për raste emergjente. Shkaku është se çdo vit afro 100 arinj bëhen viktimë e gjuetarëve pa leje, ku për 10 vjetët e fundit numri i arinjve bojë kaf tek ne është përgjysmuar. Prania e lehtë deri tek ushqimi përmes koshave të plehrave në vendet e populluara malore shton potencialin për konflikt midis njeriut dhe arinjve. “Zgjidhja është të minimizojmë mundësinë e arinjve të kenë prani të lehtë deri tek ushqimi i ofruar nga njeriu - koshat e plehrave  në qendrat turistike, rreth shtëpive për pushim, rreth ski-pistave, sepse shumë shpesh, më tutje po këta arinj fillojnë të hyjnë dhe nëpër fshatra dhe qytete dhe të bëjnë dëme” - sqarojnë ekspertët.

Dëshira e ekologëve nga WWF dhe nga Shoqata për Natyrën e Egër “Ballkanet” është që pas studimit të thelluar të kërcënimeve, përpara të cilëve  është drejtuar lloji, të krijojnë kushte për stabilizimin e popullimit të arinjve tek ne. Reparti Shpëtues i Arinjve do të lëvizë arinjtë, të cilët kanë hyrë në vendet e populluara dhe do të shpëtojë ekzemplarët e dëmtuar.

“Qëllimi është që të kemi gatishmëri për reagim të ngutshëm, kurse pas kësaj dhe të ndihmojmë bashkëjetesën midis njerëzve dhe arinjve, që në Evropën Jugore, kurse pjesërisht dhe në tokat tona, është të paktën prej 6-7 mijë vjetve, qëkurse ka blegtori”, sqaroi Kostadin Vëllçev, ekspert në zyrën bullgare të Fondit Botëror për Natyrën e Egër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD