Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energjetika bërthamore duhet të jetë pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër

centrali atomik "Kozlloduj"
Foto: BGNES

Në një letër të hapur ndaj institucioneve bullgare dhe evropiane Forumi Atomik Bullgar ngul këmbë që energjetika bërthamore të bëhet pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër në BE dhe të ketë përkrahjen financiare për zhvillimin e saj, transmetoi BTA.

Organizata insiston që në strategjinë e vendit kategorikisht të jetë i pranishëm ndërtimi i bllokut të parë dhe i bllokut të dytë të centralit atomik “Belene” , si dhe  ndërtimi i reaktorëve 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj”.

Kryetari i Komisionit të Energjetikës Valentin Nikollov vuri në dukje se vitet 2020 dhe 2021 janë më të rëndësishmet për Bullgarinë, sepse në qoftë se nuk fillon asnjë nga projektet vendi do ta humbasë energjetikën e vet për gjithmonë.

Përfundimi i çdo një prej kapaciteteve të reja kërkon të paktën 10 vjet, shtoi Nikollov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD