Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i shëndetësisë filloi kontrollime në spitalet

Kostadin Angellov
Foto: BTA

Inspektimi i ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov, i cili përfshin spitalet private dhe shtetërore në mbarë vendin, fillon që nga sot.

Sipas ministrit do të kontrollohen spitalet të cilat refuzojnë të hapin reparte për të sëmurë me Covid-19.

Parashikohet edhe ndryshim ligjor, sipas të cilit spitalet që refuzojnë të disponojnë shtretër për mjekim të pacientëve me koronavirus të mos financohen nga Arka Shëndetësore.

Që nga sot nëpunës të policisë të trajnuar për të siguruar ndihmën e parë mjekësore do të ndihmojnë Urgjencën të transportojë pacientë me Covid-19 të cilët kanë nevojë për mjekim spitalor.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD