“150 vjet veprimtari letrare e Akademisë Bullgare të Shkencave” – kështu titullohet ekspozita e cila hapet sot para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në kryeqytet.
28 tablo do të prezantojnë botime-emblema, të cilat ilustrojnë veprimtarinë letrare të Shoqatës Letrare Bullgare në Brăila të Rumanisë dhe në Sofje para Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane dhe në fillim të shekullit XX, si dhe të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ekspozita është përgatitur me ndihmën e Bashkisë së Kryeqytetit, Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtëpisë botuese “Prof. Marin Drinov”.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..