Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Kemi njerëz të mjaftueshëm me përgatitje të mirë, të cilët ta çojnë vendin tonë përpara

Për “Bullgarinë e Zgjuar” – me një dozë patriotizëm dhe diçka më shumë...

Foto: facebook.com/IlianaIotova

Në qoftë se dikur gjendeni në rrethet e shkencëtarëve bullgarë përtej kufirit, të entuziastëve, të cilët e organizojnë jetën e komuniteteve bullgare në të gjitha pikat e planetit, ndër bashkatdhetarët tanë nga diasporat historike në Serbi, Moldavi, Ukrainë, pa dyshim do ta ndieni dashurinë e madhe në zemrat e këtyre njerëzve ndaj Bullgarisë.

Disa nga iluministët më të mëdhenj bashkëkohorë do t’i gjejmë pikërisht ndër bullgarët jashtë shtetit. Shumica prej tyre janë në të vërtetë njerëz, të cilët krenohen për frymën rilindëse bullgare, për të cilët fjalët “Bullgaria” dhe “bullgar” nuk janë klishe, por kanë një përmbajtje të madhe” – tha në një intervistë për gazetën “Trud” prof. Vlladimi Pençev, studiues i bashkësive bullgare të migracionit.

Prof. Vlladimi Pençev
Fjalët e tij i ripohojnë edhe video-mesazhet, me të cilat njerëzit nga e gjithë bota iu përgjigjën iniciativës së Nënpresidentes Ilijana Jotova “Bullgaria e Zgjuar”.
Ajo i inkurajoi fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit nga bashkësitë bullgare përtej kufirit për ta shprehur lidhjen e tyre me Bullgarinë, me të kaluarën dhe të ardhmen e saj.

Megjithëse themi se Bullgaria është kudo në botë, ku tingëllon gjuha bullgare, del se Bullgaria është madje atje ku lidhja me gjuhën është ndërprerë. E paharrueshme është historia e një trashëgimtari të bullgarëve në Uruguai, i cili tregoi një tabelë prej bronzi me mbishkrimin “Bullgar” nga dyqani i gjyshit dhe gjyshes së tij, tabelë kjo e cila e ka shoqëruar familjen e tij në Bolivi, Argjentinë, Uruguai. “Nuk i njoh gjyshin dhe gjyshen time, por një ditë gjeta një tabelë prej bronzi. Kështu hyra në kontakt me rrënjat e mia” – thotë në spanjisht Nelson Avdalov.

Deri tani për iniciativën “Bullgaria e Zgjuar” janë marrë shumë video-letra nga dhjetëra qytete që nga Argjentina deri në Australi, nga Peruja, SHBA-ja, Spanja, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Sllovenia, Sllovaki, Çekia, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Ukraina, Kazakistani.



“Jam shumë e emocionuar, sepse nëpërmjet kësaj iniciative ne formuam një imazh të mrekullueshëm të vendit tonë”
, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo zgjodhi pikërisht programin shumëgjuhësh të BNR-së që të arrijnë fjalët e saj tek sa më shumë njerëz.



“E dimë se fjala bullgare “buditell” (iluminist) nuk ka ekuivalent të saktë në asnjë gjuhë të huaj. Shpeshherë ne i bëjmë pyetje vetes se cilët janë iluministët bashkëkohorë. Këta janë pikërisht bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit. Ata janë iluministë, sepse krijuan ansamble koreografike, përhapën famën e folklorit bullgar, të shkrimtarëve bullgarë, të kulturës dhe gjuhës bullgare. Prandaj u drejtohem atyre dhe i falënderoj!”

“Për herë të radhës u binda se ne arrijmë ta ruajmë shpirtin bullgar, pavarësisht se vazhdimisht ka dyshime, madje po flasim se kombi ynë po zhduket, sepse kemi problem demografik. Kur i shihni këto materiale dhe i dëgjoni këta zëra, mbetet përshtypja më e rëndësishme, se kombi, populli dhe shteti ynë janë të përjetshëm, thjeshtë duhet të gjejmë njerëzit, të cilët të na udhëheqin mirë, që të mund të kthehet pjesa e madhe e këtyre bullgarëve, të cilët e kanë kërkuar vetveten jashtë.”

Potencialin e këtij ndryshimi Ilijana Jotova e sheh në përpjekjet e përbashkëta të bullgarëve:

“Kohët e fundit jam optimiste, sepse po shoh një shoqëri të zgjuar civile, e cila nuk pranon padrejtësitë, mungesën e ligjeve dhe faktin se jemi populli i vendit më të varfër dhe të prapambetur në Bashkimin Evropian. Shpresoj shumë tek të rinjtë, sepse me vullnetin dhe energjinë që demonstrojnë ata do t’i bëjnë edhe bashkatdhetarët tanë jashtë për t’u kthyer. Jam e bindur në këtë!”

KËTU mund të shihni disa prej video-mesazheve.

Foto: BGNES, Facebook, arkiv

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD