Një pikturë e re murale zbukuron qendrën e Sofjes. Ajo është afër stacionit të metrosë Serdika në bulevardin “Princesha Maria – Lluiza”. Piktura murale u inaugurua nga ambasadorja e Vendeve të Ulëta Bea ten Tusscher dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.
Muri me graffiti-pikturën Serdika Tulip është me dimensione 200 metra katrorë, transmetoi BGNES.
Në pikturë afër një vajze të bukur është treguar një lloj i posaçëm i tulipanit “Serdika”.
Qëllimi është të tregohen në një mënyrë moderne marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Holandës, përmes teknikave të ndryshme vizuale, karakteristike për të dyja vendet.
Autorët e graffiti-pikturës në mur janë Arsek & Erase. Projekti është realizuar nga Sofia Graffiti Tour me iniciativë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta.Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..