Një rritje rekorde e pacientëve të sëmurë nga koronavirusi gjatë 3 ditëve të fundit me 220 të prekur në çdo 100 mijë veta dhe një rritje e madhe e rasteve me vdekje me rreth 50% - këto të dhëna u parashtruan në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm gjatë javës së fundit numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur me 102% kundrejt vitit të mëparshëm. Më shumë janë tek njerëzit në një moshë aktive midis 20 dhe 60 vjeç. Kurse mbi 2 mijë janë mjekët e infektuar - 37% prej tyre janë mjekë dhe 33% infermiere.
Me një të tretë është rritur numri i njerëzve, të cilët hyjnë në spital - prej tyre 7% aktualisht gjenden në repartet intensive, njoftoi zëvendës ministri i shëndetësisë Bojko Penkov.
Kurse drejtorët e spitaleve të mëdha të kryeqytetit -“Pirogov” dhe Aleksandrovska, prognozuan se, deri më 10 ditë numri i tyre do të arrijë 4 mijë gjatë 2300 vetave të hospitalizuar në këtë moment.
“Ekipet e reparteve të urgjencës janë të rraskapitura”, alarmon profesori Asen Balltov, drejtor i spitalit “Pirogov”.
Ai apeloi ndaj spitaleve private të ndajnë 10% nga shtretërit e tyre për pacientë të sëmurë nga koronavirusi. Që sot në spitalin më të madh tek ne hapen akoma dy reparte të tjera me nga 30 shtretër për mjekë të sëmurë dhe për pacientë ne një gjendje mesatarisht të rëndë.
Profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare, apeloi për një përdorim në masë të testeve të shpejta të antigjenit në repartet e pranimit të spitaleve në “Urgjencë” dhe nëpër shkolla, që të mund të kapen shpejt rastet e para dhe të mund të izolohen.
Laboratorët janë shumë të ngarkuar dhe rezultatet nga PCR testet gjatë javëve të ardhshme do të vonohen deri më 2-3 ditë, nënvizoi ai.
15 shkolla në rajone të ndryshme të vendit kanë marrë leje për të kaluar në një arsim në mjedis elektronik për nxënësit që nga klasa e parë deri në klasën e 7, informoi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev.
Ai tha akoma se, më shumë nxënës të karantinuar ka në kryeqytet. “Unë po vazhdoj të jem i mendimit, se shkollat nuk duhet të mbyllen të parat dhe duhet të veprohet në mënyrë lokale”, komenton ministri, por pohoi se, argumentet e tij gjithnjë e më shumë shfuqizohen duke pasur parasysh mjedisin e ndërlikuar epidemik.
Aktualisht Bullgaria gjendet në vendin e 21 për nga sëmundshmëria në Evropë dhe në vendin e 10 për nga vdekshmëria.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..