Në qendër të Sofjes, shumë afër godinave të të ashtuquajturit “trekëndësh i pushtetit” – Presidenca, Kuvendi Popullor dhe Këshilli i Ministrave, gjendet një prej ndërtesave më të mbrojtura në kryeqytet – ajo e Bankës Popullore Bullgare (BNB). Guri i parë për ndërtimin e saj është vendosur më 20 tetor të vitit 1935
Historia
Fillimisht, BNB ishte një bankë qendrore shtetërore e kontrolluar nga Ministri i Financave. Ajo i shërbente buxhetit të shtetit dhe veprimtarisë financiare të shtetit dhe kryente operacionet e zakonshme bankare si një bankë tregtare, pa të drejtën e shtypjes së kartëmonedhave. Me Ligjin për Themelimin e BNB-së dhe Statutin e ri, të miratuar në 1885, banka u riorganizua dhe pavarësia e saj u zgjerua, duke lejuar mundësinë e shtypjes së kartëmonedhave. Kështu, në të njëjtin vit, kartëmonedhat e para Bullgare hynë në qarkullim.
Ndërtesa, e cila strehon Bankën Kombëtare Bullgare që nga 1894 deri në ndërtimin e shtëpisë së saj të tanishme, ndodhet shumë afër vendndodhjes së saj aktuale. Pamja e saj e bukur ia detyrohet projektit të arkitektit zviceran Heinrich Meyer, krijuesit të mauzoleut, i ngritur në kujtim të princit bullgar Alexandër I Batenberg. Fasada e bankës ende ruan shumë elemente dekorative dhe kupolën metalike.
Më 20 tetor 1935 filloi ndërtimi i ndërtesës së tanishme të bankës.Me vendosjen e gurit të parë, u fut një mesazh për brezat, i ruajtur në arkivat e bankës. Godina u ndërtua brenda 4 viteve - deri në vitin 1939, në zemër të kryeqytetit, pranë Pallatit Mbretëror. Projekti është i arkitektëve bullgarë Ivan Vasiljov dhe Dimitër Colov, Hristo Peshev dhe Boris Kapitanov.
Sot shtëpia e selisë së BNB-së është një monument kulturor dhe është një nga ndërtesat më të mbrojtura në Bullgari. Shumë prej gjërave me vlerë të ruajtura në trezorët e saj janë ende një mister, por një prej tyre është sigurisht shkopi i feldmareshallit, i bërë me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Boris III mbret i Bullgarisë. Porosia dhe përpunimi i kësaj dhurate bujare është ruajtur në fshehtësinë më të rreptë, së cilës i janë kushtuar vetëm disa anëtarë të Këshillit të Ministrave.
Një fakt kureshtar për godinën e bankës është se me ndihmën e një rrjeti tunelesh nëntokësore, ajo është e lidhur me disa ndërtesa dhe institucione kryesore qeveritare, duke përfshirë ish-mauzoleun e Georgi Dimitrovit, Pallatin Gjyqësor dhe Pallatin Mbretëror. Sa prej këtyre tuneleve ekzistojnë edhe sot mbetet një mister.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..