Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ky komunitet historik (sot në kufijtë e Moldavisë dhe të Ukrainës) jo vetëm që ka ruajtur vetëdijen bullgare mbi 200 vjet, por dhe ka kontribuar për ndërtimin e shtetit bullgar dhe formimin e Forcës Vullnetare Bullgare gjatë Luftës Çlirimtare (1877-1878).Bullgarët besarabëi kanë dhënë vendit tonë shumë personalitete të njohura. Data është e lidhur me shenjtërimin e kishës “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit” në Bollgrad gjatë vitit 1838. Aty gjendet dhe gjimnazi i parë bullgar i njohur i Bollgradit “Gjeorgji Sava Rakovski” nga viti 1859.
Numri i bullgarëve besarabë sot është rreth 230 mijë veta. Që nga viti 1993, kur me dekret të Këshillit të Ministrave shkollat e larta shtetërore filluan pranimin e bullgarëve nga jashtë, në Bullgari mbërritën mijëra bashkatdhetarë të rinj nga Moldavia dhe Ukraina. Shumë prej tyre pas përfundimit të arsimit të vet të lartë mbetën në vend, punojnë dhe krijojnë familje.
Cilët janë ata, studentët nga Besarabia, cilat janë vështirësitë dhe gëzimet e tyre dhe si i pranon atdheu i stërgjyshërve të tyre - Bullgaria?
Mallvina Miteva është nga Izmaili - Ukrainë. Studion “Arkitekturë” në kursin e 5 në Universitetin për Arkitekturë, Ndërtim dhe Gjeodezi në Sofje. Rrënjët e saj janë nga rrethi i qytetit Jamboll në Bullgarinë Juglindore, kurse Bullgaria gjithmonë ka qenë në zemrën e saj:
“Që si nxënëse kisha vendosur për të bërë studime në Bullgari. Përpara jetonim këtu, nëna ime ka mësuar në qytetin Shumen. Unë doja shumë për t’u kthyer. Tek ne ka organizata pranë Kongresit të Bullgarëve në Ukrainë, të cilët ndihmojnë gjatë aplikimit në universitetet bullgare. Kemi dhe shkolla të ditës së diel, ku mësohet gjuha bullgare, letërsia, historia e Bullgarisë, gjeografia, madje dhe koreografi dhe këngë popullore bullgare. Ne nga Besarabia dhe nga shtete të tjera, ku ka bullgarë etnikë, vijmë këtu të mësojmë në bazë të Rezolutës 103. Ne e marrim arsimin tonë falas, përveç kësaj kemi mundësi të marrim bursë për suksese /për nota të larta/. Unë nuk kam hasur asnjë lloje vështirësish dhe probleme për faktin se jam e huaj, bile e kundërta - kjo shkakton një interes, për faktin si jetojmë ne - bullgarët besarabë, jashtë Bullgarisë. “
Problemi bazë pas mbërritjes në Bullgari mbetet ai gjuhësor. Përveç kësaj, studentët mbërrijnë duke qenë në moshën 17 vjeçare dhe duhet të mësohen me realitetet e reja jashtë shtëpisë - tregoi përpara Radio Bullgarisë Katerina Dovgan, nga qyteti ukrainas Primorsk - rajoni i Zaporozhies:
“Unë tanimë përfundova “filologji polake” në Universitetin e Sofjes. Vendosa të vij në Bullgari sepse kam rrënjë bullgare. Pas pjesëmarrjeve të suksesshme nëpër olimpiada në gjuhën bullgare më pranuan në universitetin bullgar pa provime. Si një përshtypje të dorës së parë më mbeti qëndrimi i mirë i njerëzve, të cilët i takoja, të gatshëm të më udhëzojnë, kolegët në universitet më ndihmonin shumë... Në kursin e parë për ne të gjithë është e siguruar bursë, pavarësisht nga mesatarja, më ndihmonin dhe prindërit. Që nga kursi i dytë fillova të punoj, që të mund të mbaj veten. Tani për tani po mendohem që të mbetem në Bullgari. “
Anastasia Romanova nga qyteti Taraklia, qendër e bullgarëve në Moldavi, tani është studente në kursin e dytë në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje.
“Të vij në Bullgari për mua qe si njëfarë ëndërr akoma në shkollë - tregon ajo. Diploma nga Bullgaria ka një vlerë evropiane, kjo po kështu luajti një rol. Këtu më bëri një përshtypje të madhe kultura, e cila bashkon shumë njerëz. Më pëlqen shumë natyra në Bullgari - pyjet, malet...Është shumë bukur! Tani jetoj në konvikt, kushtet janë të mira, çmimet janë të njëjtat si në Moldavi. Në Bullgari ndihem shumë mirë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..