Me shfaqje të anuluara për shkak të krizës me koronavirusin, Opera dhe Baleti i Sofjes festojnë Ditën Botërore të Operës – 25 tetorin.
Ditë të vet për të festuar arti operistik ka nga viti 2019. Iniciativa ishte i organizatës profesionaleOpera Europa, e cila bashkon 200 teatro muzikore nga mbarë bota.
Data 25 tetor nuk u zgjodh rastësish. Ajo lidhet me ditëlindjen e Zhorzh Bisez, lindur më 25 tetor 1838, dhe të Johan Shtrasuit – bir, lindur më 25 tetor 1825, pra kompozitorë etalonë të artit operistik dhe të artit të operetës.
Ideja fillestare e Operës së Sofjes ishte të shënonte ditën me “Karmen” nga Zhorzh Bize. Interpretimi i regjisorit të shfaqjes Pllamen Kartallov përbën një përzierje origjinale të modernizmit dhe traditave të teatrit antik grek dhe teatrit të lashtë NO.
Në vitin 2018 kjo shfaqje u prezantua në Japoni ku fitoi entuziazmin e spektatorëve dhe kritikës muzikore. Për shkak të përhapjes së infeksionit të Covid-19 shfaqja do të prezantohet para publikut pas përmirësimit të situatës.
Për shkak të situatës epidemike Opera e Sofjes anuloi 18 shfaqje të veta të cilat duhej të prezantonte deri më 8 nëntor.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..