Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualitete për të huajt në Bullgari me dyshime për Covid-19

Nëse shtetasit e huaj të cilët banojnë përkohësisht në vendin tonë, ndiejnë simptoma, të cilat u përngjajnë infektimit të koronavirusit, do të marrin një ndihmë të menjëhershme mjekësore, bindin nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal i kryeqytetit. Njerëzit me një çrregullsi dhe sëmundje të ngjashme mund t'i drejtohen çdo një spitali.  

“Këta të cilët vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të kenë me vete një kartë shëndetësore evropiane - sqaron doktoresha Irina Gajtanevska nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal në Sofje. Përmes saj ata do të marrin një shërbim mjekësor i cili i takon çdo një qytetari të Bashkimit Evropian. Të gjithë njerëzit e tjerë është e domosdoshme që të lidhen me Inspektoratin Shëndetësor Rajonal përkatës, ku do t’i ndihmojnë”. 

Irina Gajtanevska

Uebfaqet e Ministrisë së Shëndetësisë, inspektimet shëndetësore rajonale dhe të institucioneve të tjera shtetërore po kështu përmbajnë informatë, e cila mund të jetë e dobishme për të huajt me simptoma të Covid-19, mirëpo ajo është kryesisht në gjuhën bullgare gjë që e bënë të vështirë për qasje nga të huajit.

Sipas fjalëve të doktoreshës, në spitalet nuk bëhet dallim midis qytetarëve bullgarë dhe të huaj dhe që të gjithë marrin një ndihmë mjekësore adekuate për gjendjen e tyre, pavarësisht nga situata e ndërlikuar epidemike dhe mungesa e pritur e shtretërve.  

Në ndryshim nga të huajt, të cilët direkt kthehen ndaj spitaleve, bullgarët me dyshime për koronavirus më përpara duhet të lidhen me mjekun e tyre personal. Pikërisht ai vendos nëse t’i drejtojë drejt ndonjë spital ose t’u rekomandojë të mbeten në shtëpi. Por, në qoftë se  gjithsesi kanë nevojë  nga një kujdes të mëtejshëm mjekësor, ata do të shpien në Qendrën Koordinuese të Spitalit Infektiv të kryeqytetit, i cili ekziston që prej 2 muajve.

“Ky është vendi, i cili pranon që të gjithë pacientët e transportuar nga Qendra e Urgjencës Mjekësore me infektim të dyshuar me koronavirus në ekzaminimin fillestare në shtëpi - thotë akoma doktoresha Irina Gajtanevska në një intervistë për Radio Bullgarinë. Aty ata ekzaminohen plotësisht, u bëhet një anamnezë më e hollësishme dhe gjatë një domosdoshmërie bëhen analiza të mëtejshme. Në qoftë se njeriu i caktuar ka nevojë për hospitalizim, ai shkon në spitalin përkatës, në të cilin do të marrë kujdesin më të drejtë mjekësor. Por, po të duhet të mbetet nën një shërim në kushte shtëpie, do të ndiqet nga mjeku i përgjithshëm praktikues”.  

Kur ndonjë mjek në qendrën koordinatave vendos, se është mirë që pacientit t’i bëhet një PSR test, ai është falas. “Por, ky nuk është laborator, në të cilin secili mundet me dëshirë të shkoj dhe të bëj analizën për korona virusin”, nënvizon doktoresha Irina Gajtanevska.

Të gjithë shtetasit – bullgarë dhe të huaj, mund të bëjnë PCR teste me dëshirë të vet me çmim mesatar nga 120 leva dhe një test të shpejtë për ekzistencën e antitrupave për koronavirus për afro 30 leva në laboratorët e licencuar në territorin e vendit. Me urdhër nga 21 tetori 2020 ministri i shëndetësisë caktoi 65 institucione mjekësore, shëndetësore dhe inspektime rajonale shëndetësore për ekzaminimin e specializuar mjekësor diagnostikues “Reaksion zinxhir polimerazë për zbulimin e Covid-19”. Ata janë në Sofje, Varna, Stara Zagora, Burgas, Pllovdiv, Pleven, Kërxhali, Razgrad, Ruse, Vraça, Silistra, Haskovo, Pernik, Veliko Tërnovo, Asenovgrad, Petriç, Montana, Sliven, Gabrovo, Shumen, Bllagoevgrad, Goce Dellçev, Panagjurishte.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe Inspektorati Shëndetësor Rajonal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD