“Me ekipin tim kishim takim të frytshëm me mikun tonë nga Maqedonia e Veriut dhe kryeministër të saj (1998-2002) Ljubço Georgievski.” Këtë e shkroi në profilin e saj në Facebook zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.
Në një intervistë për Agjencinë BGNES Georgievski tha, se qëllimi i vizitës së tij në Sofje është për të ngrohur marrëdhëniet midis dy palëve të cilat do të çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre. “Ka një film “Të humbur në përkthim”. Mendoj, se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut në momentin e tanishëm ndodhen pikërisht në këtë situatë. Secili mendon se tjetri në një farë mënyre po e merr diçka dhe po e kërcënon në një farë mënyre. Kjo krijon një ndjenjë armiqësie”, tha Georgievski.
Sipas tij nuk do të jetë një zgjidhje e mirë nëse për shkak të mosmarrëveshjeve Bullgaria vendos të vërë veton në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..