Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është Covid – 19 një stigmë në Bullgari?

Përpara më shumë se 8 muajve, kur në Bullgari vendosën gjendjen e jashtëzakonshme, e cila kishte për qëllim të ndalojë shpërndarjen e Covid-19, qëndrimet publike u ndanë që nga njerëzit e frikësuar deri në palcë deri tek ata të cilët e mohojnë pandeminë.  

Jo pa një fare bazë, për shkak të mesazheve kontradiktore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të shpalljes së vonuar të epidemisë, ata që nuk besojnë e cilësuan virusin si një grip të sezonit. Në anën tjetër të kundërt qëndruan njerëzit, të cilët e nuhatën rrezikun vdekjeprurës, të frikësuar nga lajmet apokaliptike nëpër mediat. Në mes mbetën ata , të cilët mundoheshin me mend të analizojnë situatën, duke shoshitur burimet. Kurse nëpër mediat dy pozitat fundore, të shprehura nga specialistët e autoritetshëm, edhe më shumë i ngatërroi nocionet e besueshmërisë së informacionit. Në fund fare u arrit deri aty që, shumë njerëz me dyshim për mbartjen e infektimit filluan të frikësohen  të shpallin publikisht frikësimet e veta. Diçka më shumë – filluan të refuzojnë të testohen dhe të mbeten nën karantinë.

“Mjerisht, gjërat kaluan përmes disa etapave, por sa i përket psikikës njerëzore – vë në dukje doktoresha Valendina Hristova, specialiste për veshët, hundën dhe grykën. Në fillim fare frika qe shumë serioze, njerëzit i respektonin në mënyrë të përpiktë kufizimet. Kurse tani sikurse u mësuam me fjalën koronavirus dhe u çlodhëm. Nuk është tani momenti!”  


Përpara ca kohe avokati Petër Nikollov nga Varna tregoi në eterin e Radios Kombëtare Bullgare për atë që është përjetuar pas ndeshjes dhe përplasjes më virusin dhe me sistemin tonë shëndetësor. Përpara se të sëmuret ai është mes njerëzve, të cilët janë sjellë në mënyrë më tepër skeptike ndaj epidemisë. Kur zbulon se është i sëmurë, qëndrimet e tij përmbysen. Për një periudhë të gjatë kohe ai çuditet nëse ta shpallë publikisht, kurse kur e merr guximin, me të lidhen njerëz të njohur dhe shokë, të cilët po kështu kanë ndier takimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë me virusin. Ndeshet dhe me komente të një talljeje dhe të dyshimit. Por kjo nuk e trondit kaq, sa sistemi ynë i shëndetësisë dhe mungesa e ndihmës nga ana e institucioneve”. “Në qoftë se nuk jeni shumë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, mund të mos shkoni nëpër të gjitha vizitat te mjeku dhe të mos respektoni të gjitha rekomandimet dhe drejtimet dhe fare qetë të shëtisni nëpër qytet, nëpër lokale, nëpër qendrat tregtare, të pa shqetësuar prej asgjë – komenton juristi. Gjithçka është mjaft e dëshirueshme!”


Të tilla janë dhe vërejtjet e doktoreshës Hristova, e cila çdo ditë viziton pacientë, pa e ditur fare nëse ata janë mbartës potencial të virusit:

“Si mjeke në vijë të parë nuk jam shumë dakord me organizimin e shërimit, të marrjes së provave e kështu me radhë. Mbase me të vërtetë nuk kemi resurs dhe ky është problemi bazë, kurse ai është shumë serioz. Në qoftë se njeriu sëmuret dhe mos e dhëntë Zoti ka ndonjë farë dyshimesh – nuk ka organizatë, e cila ta marrë nga shtëpia e tij, t’i bëjë provat e duhura dhe ta kthejë mbrapa. Në praktikë ndodh kështu që ai jo vetëm që paguan, por dhe shpërndan virusin nëpër të gjithë qytetin. Ai vet mbetet me ndjenjën, se asnjë nuk kujdeset për të. Mbase dhe prandaj një pjese e madhe prej njerëzve duan të mendojnë se ky është një grip normal, gjë e cila fare nuk është e vërtetë. Mjekimi është mjaft i vështirë, akoma jo specifik, madje dhe analizat nuk janë specifike. Do të duhet t’i edukojmë njerëzit, se ky është një virus i veçantë, ndaj të cilit duhet të tregojmë një qëndrim mjaft serioz. Të ruajmë veten tonë dhe të ruajmë dhe të mbrojnë njerëzit e tjerë rreth nesh!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, superdoc.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD