Nganjëherë një djalë mund të ndryshojë jetën e babait të vet, pavarësisht nga zgjedhja e babit të ecë nëpër rrugën e përcaktuar dhe të rrahur. Kështu ka ndodhur dhe me Diko Zonana nga Izraeli - fati është vërtitur kështu që ka ndryshuar krejtësisht jetën dhe botëkuptimin e tij. Kurse fillimi i rrugës është në Bullgari.
Në kohën e rinisë Dikoja ka qenë valltar, por në një moment të caktuar është dashur të vazhdojë profesionin e babait të tij dhe të bëhet këpucëtar. Dhe pikërisht në momentin kur e merr zanatin në duart e tij, djali i tij ka filluar të interesohet prej magjive. Ndodh kështu, që në një moment të caktuar, djalit 7 vjeç i është dashur asistent...dhe ai zgjedh babin e tij.
Gjatë asaj kohe Dikoja akoma ka vallëzuar dhedjali i tij është paraqitur disa herë në skenë dhe pothuajse menjëherë është bërë favorit i publikut. I ftojnë në kanalin e vetëm të televizionit të atëhershëm izraelit, ku dyshja e iluzionistëve Çiko dhe Diko prezantohet përpara publikut: “Në vazhdim të 8 vjetëve , qemë çdo javë në programin televiziv “Çiko dhe Diko” atë e bir.Dhe qe një sukses i madh. Dhe ky sukses vazhdon dhe sot”.
Në të njëjtën kohë Dikoja hap dyqan për atribute të llojllojshme skenike, përfshi dhe për të bërë magjira, ku fëmijët janë mes vizitorëve më të rregullt. Në të gjithë Lindjen e Afërt ka vetëm një dyqan të tillë:
“Unë jam 55 vjeç këtu. Më njohin që të gjithë.Tani, në televizionin për fëmijë ka një program të posaçëm, ku i mësoj fëmijët të bëjnë hile. Unë u tregoj sesi bëhet me materiale që kam nëpër duar, të cilët mund t’i gjejnë në shtëpinë e tyre. Dhe rreth kësaj ata vijnë dhe në dyqan. Kurse tani, me koronavirusin iluzionistët nuk punojnë dhe nuk vijnë për të blerë rekuizitë. Klounët po kështu nuk punojnë dhe ata nuk vijnë. Vetëm fëmijët vazhdojnë të vijnë. Unë punoj dhe me teatro të mëdha dhe u punoj me porosi atë që u duhet, por tani dhe ata janë mbyllur. Ja këtu jam unë - shënon Dikoja dhe tregon fotografi nga momentet e veta në skenë: Bëjmë numrin tonë me një grua të përqendruar në ajër - sqaron ai dhe shton me buzëqeshje – Tani që të gjithë jemi në ajër.”
Dikur, familja e Diko Zonanës, përpara se të shpërngulen për në Izrael, ka jetuar në Bullgari, në qendrën e vjetër të kryeqytetit, në afërsi me Stacionin Qendror Hekurudhor.
Unë kam lindur në Sofje - kujtohet Dikoja në një gjuhë të mirë bullgare. Jetonim në rrugën Hristo Botev numër 121.Shtëpia jonë është akoma aty, por ia dhamë komshiut tonë, i cili qe shumë i mirë me ne. Ai nuk ishte hebre dhe i ndihmonte shumë nënës sime, në vitet e periudhës 1939-1943, kur babai im qe i dërguar në një kamp të detyrueshëm për punë. Për hebrenjtëkishte një orë komandanti dhe u qe e ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre përpara orës 10 në mëngjes dhe pas orës 15 pasdite.Fqinji ynë bënte pazare dhe për ne. Çdo herë, kur karroca ime është prishur, ai e ka ndrequr. Mamaja ime vazhdimisht përsëriste “Diko, kur karroca jote prishej, ai e ndreqte”. Kurse kur u transferuam në Izrael dhe pas viteve na e kthyen shtëpinë, e cila qe e nacionalizuar gjatë kohës së socializmit, unë i thash nënës sime që t ’ia japim me testament. Ky është një peshqesh i mirë. Aty mund të bëhet një hotel. Kur kalova që aty përpara ca kohë, shikoj vendin, akoma aty është”.
Tani, Dikoja shpreson të lejojnë fluturimet, që të mund përsëri të vijë në Sofje. “Po pres vetëm që të hapin qiellin dhe do të jem në Bullgari”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..