Për stinën dimërore do të shpresojmë krejtësisht tek turistët bullgarë, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov.
Pritet që të vijnë turistë nga Rumania dhe Izraeli. Bullgarët treguan se i pëlqejnë vendpushimet tona. Ne pamë se çfarë ndodhi verën. Në jug të Burgasit ishte plotë njerëz deri më 15-20 shtator. Duke pasur parasysh situatën jashtë shtetit ka pak të ngjarë që nga atje të vijnë turistë.
Turisti bullar do ta shpëtojë sektorin, ishte kategorik Riçard Alibegov. Sipas fjalëve të tij pronarët e restoranteve kanë marrë sigurimin e Ministrit të Shëndetësisë se lokalet nuk do të mbyllen, por duhet të shtrëngohet kontrolli dhe të kontrollohet respektimi i masave kundër koronavirusit.Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..