Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi i frutave dhe i perimeve në Bullgari është jashtëzakonisht i pamjaftueshëm

Foto: arkiv

Bullgaria është e njohur me frutat dhe perimet e veta të shijshme të cilat i lind toka jonë. Traditat në kopshtarinë bullgare i kanë dhënë bazë këtij sektori në një sërë vendesh të tjera evropiane. Por del se në ditët tona prodhimi i frutave dhe i perimeve përherë po e ngushton vëllimin e vet dhe tanimë është i paaftë për të kënaqur nevojat e konsumatorit bullgarë.  

Pavarësisht nga subvencionet evropiane, prodhimi i frutave dhe i perimeve tek ne vazhdon të jetë jo konkurrent dhe krejtësisht i pamjaftueshëm për kënaqjen e nevojave në vend, konstaton analiza krahasuese e organizatës joqeveritare InteliAgro. Studimi ka për qëllim të mund të vlerësojë sesi politikat e aplikuara në sektor ndikojnë mbi tregun e brendshëm të prodhimit bullgar.


Nga të dhënat në analizë bëhet e qartë se vendi ynë mban një nga vendet e para për nga shuma e subvencionimit në sektorin “Fruta dhe perime”, por pavarësisht nga kjo ai vazhdon të qëndrojë në kolonën “i ndjeshëm”. Gjatë një norme mesatare në Bashkimin Evropian prej 251 eurosh për hektar, kopshtarët bullgarë kanë marrë dy herë më shumë - 541 euro.

Prodhimi i frutave dhe i perimeve në Bullgari nuk mundet të kënaqë kërkimin e brendshëm gjatë 16 nga 19 kulturat e studiuara.

Tek disa kultura si specat, lakra, pjeshkat, mollët, fare nuk vihet re një shtim i prodhimit midis dy periudhave të fundit programore evropiane. Ekspertët e konsiderojnë këtë si çuditëse duke marrë parasysh faktin se gjatë periudhës së parë, e cila përkon me pranimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian (2007-2011), një mbështetje e shoqëruar nuk është propozuar. Në periudhën 2014-2020 për sektorin “Fruta dhe perime” ndahen nga rreth 40 milionë euro në vit  për mbështetjen e shoqëruar, të lidhur me prodhimin.

Rekomandimi i ekspertëve është që në të ardhmen subvencionet të jenë të lidhura seriozisht me një efikasitet të dëshmuar të prodhimit. Të mos të mbështesni plantacionet me fonde publike, të vendosura në zona të papërshtatshme për kultivimin e tyre, kurse investimet në ujitjen dhe mbrojtjen kundra breshërive në zonat e rrezikuara, të jenë të detyrueshme gjatë ndihmës me mjete evropiane.

Përpiloi: Elena Karkallanova / në bazë të materialit të programit Horizont dhe InteliAgro

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD