Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

13.5% e PCR testeve në Bullgari gjatë 24 orëve janë pozitive

Foto: BGNES

785 janë testet pozitive në Bullgari që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 5 819 PCR teste të realizuara, ose 13.49% e testeve kanë rezultuar pozitive. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 259, në Plovdiv – 87 dhe në Bllagoevgrad- 82, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

8 veta me koronavirus kanë vdekur në periudhën e shënuar kohore, ndërsa 164 pacientë janë shëruar. 1 307 pacientë me koronavirus janë në spitale, 64 prej të cilëve – në repartet intensive.8 712 janë rastet aktive.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Bullgari që nga fillimi i pandemisë shkoi në 25 774, 16 139 prej të cilëve janë shëruar plotësisht nga infeksioni.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Trojan mbledh turistë dhe njohës në Festivalin Tradicional të kumbullës

"Ditët e Shisheve të Hapura" do të mbahen nga Vinprom - Trojan nga data 21 deri më 23 shtator. Nisma është në kuadrin e Festivalit Bullgar të Kumbullës, partner tradicional i të cilit është ndërmarrja. Kantina do të hapë dyert për vizitorët e..

botuar më 24-09-20 5.25.PD

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD