Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret danubjane:

Një shëtitje nostalgjike në mëhallën e peshkatarëve në Tutrakan

Foto: Veneta Nikollova

Qyteti i perëndimeve të diellit, të varkëtarëve dhe të peshkatarëve - kështu është i njohur qyteti Tutrakan - një nga vendet më magnetike nëpër luginën bullgare të lumit Danub. Fotografët e pëlqejnë shumë për shkak të pamjeve drejt lumit, më në veçanti në mbrëmje, kur dielli ngjyros ujin në të gjitha nuancat e ngjyrës së kuqe dhe në okër. Banuesit e Tutrakanit nderojnë diellin dhe lumin me një festival të posaçëm veror nën titullin “Danubi i zjarrtë”, si dhe me rok festën tradicionale “July morning” kur mijëra vijnë dhe mblidhen në breg, që të presin lindjen e parë të diellit gjatë muajit korrik.

Por, banuesit e “qytetit të zjarrtë” kanë akoma se me çfarë të krenohen. Nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluarën, kur Tutrakani ka qenë një kampion ballkanik për peshkim dhe ndërtimin e varkave, por dhe për ditët e sotme. Sepse ky është vendi i vetëm në vend ku mund të vini në një mëhallë të peshkatarëve nga shekujt i 18-19 dhe të njiheni  me jetën e peshkatarëve të dikurshëm dhe të pronarëve të varkave.

Shtëpitë e shkatërruara të peshkatarëve nëpër rrugën buzë lumit u rivendosën në bazë të një projekti evropian dhe sot presin turistë nga vendi dhe nga jashtë. Në oborrin e punishtes për rrjete për peshkim nisim bisedë me Rumen Troskovin - mjeshtri i fundit i rrjeteve dhe të varkave prej druri në qytet.

“Gjyshi im qe peshkatar. Unë e mora profesionin prej tij. Ngrihesh në mëngjes herët në orën 3 dhe shkon në lum, hedh rrjetën dhe nuk dihet se çfarë do të kapësh dhe se kur do të kthehesh, mund dhe të mos të kthehesh...Këtë zanat, peshkimin ia kam transmetuar dhe djalit tim. Ja, a e shikoni këtë rrjetë? Unë e kam thurur. Më duheshin 4 vjet të tëra. Por, a jemi ne peshkatarët njerëz shumë të duruar? Ju si e mendoni, se punohet kjo gjë në dorë? Duhet një qetësi e madhe. Kur filloj të thur unë harroj për çdo gjë, qetësohem”.  

Krenaria e vendësve është e ashtuquajtura tutrakanka. Ky model i vjetër i varkave është i konstruktuar kështu, që të mund të çajë valët e detit me shpejtësinë e vet të pazakonshme, në sajë të hidro-dinamikës së vet perfektë.

“Në mëhallën e peshkatarëve ka pasur 7 punishte për prodhimin e kësaj varke-tutrakanka. Mjeshtrit nuk kanë mundur t'i zbatojnë porositë, si nga vendi, ashtu dhe nga jashtë - tregon Anka Moneva – animator në kompleksin arkitekturor “Mëhalla e peshkatarëve”. Në Tutrakan kanë ndaluar rreth 400 anije në vit. Ato kanë ardhur nga Austria, Hungaria. Kanë sjellë mallra nga e gjithë Evropa, kurse ne kemi eksportuar peshk dhe drithëra. Mijëra tonë peshq, të kapur nga peshkatarët e Tutrakanit kanë arritur deri tek tregjet evropiane, deri në Rusi dhe Paris! Lumi - kjo është një urë drejt popujve të tjerë dhe kulturave të tjera. Dikur njerëzit tanë kanë udhëtuar shumë. Prandaj Tutrakani ka qenë një qytezë peshkatari të tipit qytetar”.

Në këtë mund të bindeni, derisa shikoni ekspozitat në muzeun etnografik, të cilat përmbajnë sende të bukura dhe moderne të jetesës për kohën e vet dhe rroba sipas modës së fundit të Parisit. Dhe jo vetëm. Në qoftë se shëtisni nëpër qendrën e qytetit Tutrakan, do të mbeteni të mahnitur nga fasadat e bukura të godinave, të ndikuara fortë nga arkitektura evropiane nga mesë i shekullit të 19. Që atëherë daton dhe kisha-katedrale me tri kupola “Shën Nikolla”, e cila pret kalimtarët në fillim të mëhallës së peshkatarëve. Rrugica me pluhur përfundon në një port të vogël, të njohur si bursa e peshkut. Që këtu mund të blini një krap të sapo kapur, si dhe lloje të tjerë peshqish të nxjerrë nga Danubi.


Shikoni video reportazhin nga shëtitja jonë në mëhallën e peshkatarëve dhe takimet tona me Rumen Troskov dhe Anka Moneva. Filmi është me titra bullgare, të cilat mund të përkthehen automatikisht nga parametrat e cilësimit poshtë në të djathtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD