Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”

Foto: BGNES

“Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”, e cila u miratua nga Komisioni Evropian, vuri në dukje para BNR-së përpunuesi i mishit Kirill Vëtev.

Qëllimi i strategjisë është që t’i kooperojë pjesëmarrësit në vargun agro-ushqimor – prodhues në fushë, përpunues, tregtarë dhe konsumatorë. Mirëpo, në Bullgari nuk ka një organizatë të tillë, shënoi ai.

Vëtev rikujtoi se gjatë viteve 30 të shekullit XX në Bullgari ka pasur kooperativa shumë të zhvilluara dhe në saje të tyre vendi ynë ka qenë ndër eksportuesit e mëdhenj të frutave, perimeve, mishit dhe qumështit në Evropë.

Sipas Vëtevit që të mund t’i përgjigjemi strategjisë organizatat profesionale duhet të shndërrohen në organizata me të drejta dhe përgjegjësi dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve në ligj.

Në vendet e zhvilluara problemi i organizatave profesionale është se si të gjejnë tregje të reja dhe të fitojnë besimin e konsumatorit, ndërsa te ne problemi më i madh është ta mbledhin kuotën e anëtarësisë, nënvizoi sipërmarrësi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD