Grupi i Partisë Popullore Evropiane nuk do të përkrahë rezolutën e Parlamentit Evropian për Bullgarinë, tha zëvendës kryetari i partisë Esteban Gonzalez Pons. Sipas partisë disa grupe parlamentare e kthyen dokumentin në vegël partiake në vend që ta shfrytëzojnë për qëllimet e BE-së. Për këtë arsye teksti duhet të kthehet për riformulim.
Në dokument theksohet se Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Kontrollim duhet të vazhdojë të veprojë, megjithëqë komisioni u shpreh që Bullgaria mund të nxirret prej tij mbi bazë të avancimit të arritur, shtoi eurodeputeti.
Nga ana tjetër grupi i socialistëve dhe i demokratëve në Parlamentin Evropian u bëri thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin rezolutën për Bullgarinë.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..