Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Sevlievo përsëri kthehet në kryeqytet të kungullit me festë shumëngjyrëshe

Foto: sevlievci.com

Çdo vjeshtë qyteti bullgar Sevlievo në Bullgarinë Qendrore Veriore është mikpritës i një festivali mjaft interesant - Festa e Kungullit, e cila mbledh mijëra banues  dhe miq në qendër të qytetit. Sivjet ngjarja është më 10 tetor dhe përkon me panairin tradicional të vjeshtës.

Karving në të hapur /një art i lashtë për t’i dhënë ushqimit një pamje të larmishme dhe tërheqëse/, një ekspozitë kulinare, koncerte, konkurs për kungull më të madh – këto janë vetëm një pjesë nga dëfrimet, në të cilat do të mund të përfshihen pjesëmarrësit dhe miqtë e festës. “Festa e Kungullit” në sheshin “Svoboda” me pjesëmarrjen e grupeve vendase dhe të miqve do të nxisë humorin e mirë. Si garniturë aromën e vjeshtës do të sjellë ekspozita tradicionale kulinare, e cila përcakton gatimet më të mira kulinare për stinën.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..

botuar më 25-03-21 5.55.PD
Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..

botuar më 25-03-20 7.05.PD