Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PCR testet pozitive për herë të parë janë mbi 9 për qind

Foto: EPA/BGNES

437 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Ky është një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë 9.62 për qind nga 4541 PCR teste. Më shumë të infektuar u regjistruan prapë në Sofje – 124. Pas kësaj radhiten qytetet Pllovdiv – 65, Varnë – 35, Bllagoevgrad – 30, Burgas -28, StaraZagora – 28. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Rastet aktive janë 6422.

Në spital me infeksionin e koronavirusit ndodhen 1 033 veta, 53 prej të cilëve në reparte intensive. Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 11 veta me Covid-19 të konfirmuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë arriti 879 veta.

Deri tashti në Bullgari u realizuan 556 761 teste. Prej tyre pozitive ishin 22 743 ose 4.08 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD