Në Bullgari hasen 33 lloje të lakuriqeve të natës nga 35 të mundshme në Evropë. Lakuriqët e natës sjellin shumë dobi sepse hanë insektet të cilat i dëmtojnë bujqësisë. Apeli i mbrojtësve të natyrës dhe të vullnetarëve që organizojnë fushatën informative “Nata e Lakuriqëve në Bullgari” eshte qe te theksohet se secili duhet të ndihmojë në përhapjen e informacionin për rëndësinë e lakuriqëve të natës.
Sivjet fushata do të vere theksin mbi përhapjen e Covid-19. Duhet të themi, se konsultues të Konventës për Mbrojtjen e Llojeve Migruese të Kafshëve të Egra (CMS)konkloduan se lakuriqët e natës nuk përhapin infeksionin dhe se nuk ka dëshmi për infektim të njerëzve me koronavirus nga lakuriqët e natës.
Nata e 24 e Lakuriqëve të Natës do të zhvillohet me etape në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Qëllimi është të tregohet se lakuriqët e natës nuk janë kërcënues dhe dëmtues për njeriun, se ata sjellin dobi në natyrë dhe në mjedisin urban.
Për herë të parë Nata Evropiane e Lakuriqëve të Natës u shënua në vitin 1990 në Francë dhe në Poloni. Sot kjo natë organizohet në më se 30 shtete ndër të cilët edhe Bullgaria.
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë..