Si një nga programet më të mëdha për studime shkencore dhe inovacione deri tani, “Horizont 2020” gëzon një përkrahje politike nga ana e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Me ndihmën e tyre programi arriti të transportojë një pjesë të konsiderueshme të zbulimeve dhe të ideve shkencore nga laboratori në treg. Diçka më shumë - në sajë të iniciativave dhe nismave kërkimore, të financuara mbi programet e ndryshme të Komisionit Evropian , industria dhe shkencëtarët filluan të bashkëpunojnë më aktivisht.
Pikërisht ky është drejtimi i Resiloc, një projekt ndërkombëtar, i financuar nga programi “Horizont 2020”, në të cilin Bullgaria përfaqësuar nga Institutit Ballkanik për politikën Sociale dhe të Kryqin të Kuq Bullgar, është në partneritet me Italinë, me Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Norvegjinë, Slloveninë dhe Greqinë. Mes qëllimeve të tij bazë është që të mund t’i bëjë njerëzit nga një bashkësi e caktuar më të aftë të reagojnë mbi fatkeqësi të ndryshme - qofshi ato tërmete, përmbytje, ose zjarre. Akoma për qëllimin dhe dobinë prej projekteve të ngjashme, tregon Jordan Dimitrov nga Instituti Ballkanik mbi punën dhe politikën sociale, ekspert në fushën e programeve evropiane.
“Në qoftë se deri tani theksi ka qenë të forcohet kapaciteti për punë me fatkeqësitë në një nivel kombëtar ose në nivelin - qytet i madh, gjithnjë e më shumë dëgjohen zërat për këtë se, bashkësitë e veçanta, lagja e veçantë, rruga e veçantë, duhet të kenë kapacitetin e vet personal për të përballuar një tip të caktuar krizash. Ne që të gjithë jemi bërë dëshmitarë gjatë fatkeqësive të mëdha, se si një lagje e caktuar ose një rrugë të caktuar kanë qenë të prekura më shumë se të tjerët, për shembull - ka më tepër viktima ose dëme aty. Gjë e cila do të thotë se, njerëzit në një nivel të bashkësisë së vogël duhet të kenë dhe kapacitetin e vet personal për reagim dhe për përballimin e krizave.”
Në kuadrin e projektit ekzistojnë tri lloje bashkësish. Këto janë bashkitë e vogla, të mesme dhe të mëdha. Në shtetet e ndryshme partnere të projektit, aplikohet dhe një qasje e ndryshme gjatë përballimit të fatkeqësive. Disa janë më të përparuar, kurse të tjerë –akoma po vazhdojnë të kërkojnë vendimet më të mira. Qëllimi ynë është që përmes Resiloc të formohet efekti në një nivel të përgjithshëm evropian, duke i bërë bashkësitë vendase më rezistuese gjatë një reagimi mbi llojet e ndryshme të fatkeqësive. Projekti është me kohëzgjatje prej 3 vjetëve dhe një mbulim financiar prej 5 milionë eurosh. Ai do të ofrojë shumë qasje inovative për menaxhimin e katastrofave - thotë Jordan Dimitrov:
“Një pjesë shumë e rëndësishme nga ky projekt është kapitali social, sjellja sociale e njerëzve, kurse këto janë gjëra, për të cilat nuk gjendet lehtë një informacion. Grumbullojmë informatë si për infrastrukturën fizike, për gatishmërinë e komuniteteve, si dhe për ndjenjën e tyre për rrezik, sepse rreziqe ka, por njerëzit nuk i konsiderojnë si të tilla, kështu dhe për lidhjen e tyre shoqërore. E gjithë kjo nuk është matur dhe ka vështirësi të shumta. Kur mblidhet një informacion i tillë ne do t’u propozojmë masa të ndryshme për forcimin e aftësive të tyre për të përballuar fatkeqësinë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..